Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ai që agjëron të mos thotë fjalë të këqija Sun 21 Jul 2013 - 16:39 | |
| [Only admins are allowed to see this image] " Ka fjalë që janë të mprehta si shpata, e presin dhe e vrasin miqësinë. Në zemër hapin plagë, që është e pamundur të shërohen. Ndërsa gjelbërimin dhe lulet e dashurisë në kopshtin e shpirtit, i vyshk dhe i vret si stina e vjeshtës. Por ka fjaë që janë si stina e pranverës. Zbukurojnë çdo anë dhe bëhen shkak i paqes dhe i lumuturisë." - Hz Meulana Xhelaleddin Rumi
" Thuaju robërve të Mi të flasin atë që është më e mira." [ Kur'an, el- Isra, 53 ]
Një e urtë, thotë:" Nëse hedh ujë të ftohtë vajit që vlon do ta djegësh edhe furrën edhe tenxheren. "
Besimtari duhet të ketë shumë kujdes në mënyrën e të folurit. Duhet të bëhet burim urtësie që shfaq bukuritë shpirtërore, gjithmonë duhet të përdorë një gjuhë të ëmbël, e cila depërton në shpirtrat e njerëzve.
" O Muhammed sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje." [ Kur'an, Al-Imran, 159 ]
Ebu Bekri.r.a. thotë: " Duhet të keni kujdes se ç'farë thoni, dhe kujt ia thoni dhe kur thoni "
All-llahu në Kur'an, thotë: " ... u thoni fjalë të mira njerëzve..." [Kur'an, el- Bekare,83]
Nuk mjafton të agjërojmë vetëm me stomak, por me të gjitha organet. Njeriu duhet ti rezistojë nefsit, duhet ta mund zemërimin, duhet ti dalë për zot dorës, gjuhës, syve, veshëve, zemrës e mendimeve.
Hazreti Muhamed s.a.v.s. thotë se : " Ai që agjëron të mos thotë fjalë të këqija."
─ Nga Bujamin SALIJA | |
|