Izraeli filloi sulmet ajrore në gjithë Rripin e Gazës pasi bisedimet e ndërmjetësuara nuk arritën të japin një armëpushim të qëndrueshëm
Një i vrarë palestinez ishte viktima e parë e raportuar në Rripin e Gazës nga sulmet izraelite pasi armëpushimi nuk u vazhdua. Një sulm izraelit mbi popullaten civile la të vrarë një djalosh dhe gjashtë të tjerë të plagosur në afërsi të një xhamie në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë.
Hamas ka refuzuar një armëpushim pa marrëveshje, por tha se do të vazhdojë negociatat për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.
Pala palestineze fajson Izraelin për refuzimin e kërkesave palestineze, duke shtuar se “Izraeli nuk do ta marrë me politikë atë që smundi ta marrë me luftë".
Pala palestineze dhe Izraelite mbajtën një armëpushim 72 orësh (tre-ditor) që përfundoi sot (të premten) në ora 08:00.
Fraksionet palestineze kanë kushtëzuar zgjatjen e armëpushimit me miratimin e kushteve të tyre, duke përfshirë heqjen bllokadës në Rripin e Gazës për një vit dhe krijimin e një porti.
Izraelitët kanë treguar pak interesim në lehtësimin e bllokadës detare të Gazës dhe kontrollet mbi trafikun tokësore dhe të hapësirës ajrore.
Negociatorët palestinezë nga Hamas, Xhihadi Islamik dhe Fatah lënë hotelin e tyre për bisedime me inteligjencën egjiptiane në 09:30 të enjten, duke u kthyer pas gjasht orësh bisedime, të premten dhe thanë se nuk ka marrëveshje ende.
Mediat nuk kan sjellur asnjë koment deri tani nga autoritetet egjiptiane. Gaza është burgu më i madhë në historinë e njerëzimit ku janë të bllokuar më shumë se 1.8 milion njerëz në një hapësirë afërsisht sa Prishtina me rrethinë/mesazhi/