Salahudin Decero nga Pensilvania ka lindur në një familje siçiliane, nga e cila u rrit si një katolik.
Ai flet për vitet e tij të hershme kur ai ishte "besnik" ndaj ish-fesë së tij. Ai kujton se gjatë gjithë rinisë së tij ka pasur pikëpyetje ndaj besimit që kishte.
Dhe dikur, për Salahudinin vjen koha e viteve adoleshente, kur për të familja ishte shumë e lëkundur dhe jofunksionale.
Pas disa kohësh Salahudin përballet me sprovën e sëmundjes së dy prindëvre.
“Kjo ishte një nga momentet më të vështira në jetën time. Unë po qëndroja në korsinë e gabuar. "
Salahudin Decero flet në lidhje me udhëtimin e tij përgjatë përvojave të ndryshme fetare.
"Kisha ndjenjën se brenda meje po zhvillohet një besim i thellë. U bëra person fetar qysh në fillim. Më shkonte mendja të bëhem prift apo murg, por nuk mund të ja shprehja askujt. Rreth 10 muaj pasi fillova të praktikoj besimin katolik, shkova të jetoj në një manastir në Filadelfia, me qëllim për t'u bërë prift. Pastaj u zhvendosa nga Filadelfia në Minesota, dhe studimet më dërguan në Romë, Spanjë, Francë, dhe Itali! "
Decero Falenderoi falënderoi një person për përpjekjet e tij për rrugën e drejtë dhe i tha:
"Gjëja më e dobishme për mua ishte takimimi me një Imam. Unë qëndrova me të gjashtë ditë në javë, dhe tri orë në ditë për Islamin. Unë me të vërtetë nuk mund të shpreh se shumë më ka ndihmuar. Imami kërkoi që të pranoj islamin, dhe filloi të më marrë në kisha dhe xhami, dhe të gjithve ua tregonte historinë time! "
"Tani që kam pranuar islamin, ndjehem si fëmijë i spolindur. Ndihem kështu sepse kam filluar me gjithçka nga e para.
Unë shpejt mësova si të falem. Vëllezërit në xhami ishin aq dashamirës dhe të lumtur që isha bërë pjesë e tyre.
Duke qenë një person me prirje fetare, faljen e namazeve e bëja gjithmonë në xhami.
Fillova të lexoja Kur'anin, Hadithin, dhe Tefsirin! E ndjej veten intelektual, dhe e dua mësimin dhe studimin. ", thekson ish katoliku Salahudin Decero.
Por ai shtoi diçka të trishtuar për familjen e tij: "Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë dy viteve të fundit. Familja ime urren se jam bërë musliman, por All-llahu më dha miqtë më të mirë në botë, kur iu bashkangjita fesë së tij. "
Ndërsa duke folur për ndjenjat e tij, ai tha kur u bë musliman, i kërkoi Allahut për të ndihmuar ta mësoj Islamin më shumë se që dinte për Krishterimin. Ai përfundoi duke thënë se Islami e ka ndryshuar, dhe e ka bërë personin që me të vërtetë dëshironte të jetë!"
/mesazhi/