Gratë muslimane të Belgjikës flasin kundër përjashtimit social për shkak të praktikimit të fesë së tyre.
Hind është një grua 31-vjeçare marokene që jeton në Bruksel, e pa punë. Ajo është një muslimane e mbuluar me perçe.
” Unë jam duke kërkuar për një punë … dhe këtu në Belgjikë ka një ligj të ri që nuk mund të punojnë femrat me perçe”, ka thënë Hind, e cila nuk ka dashur të zbulojë mbiemrin e saj. ” Ne detyrohemi ta heqim perçen që të punësohemi.”
Ligji që ndalon perçen hyri në fuqi në Belgjikë në vitin 2011. Gratë e mbuluara kundërshtuan ligjin, i cili ndalon veshjen që fsheh identitetin në vende siç janë parqet dhe në rrugë.
Por në vitin 2012, Gjykata Kushtetuese e Belgjikes ka refuzuar ankesat dhe vendosi se ky ndalim nuk i ka shkelur të drejtat e njeriut.
Esma, një mjeke 31-vjeçar marokene, tha për Agjencinë Anadolu se për gratë ka tendenca që të përjashtohen nga shoqëria në Belgjikë edhe nëse mbulohen me shaminë tradicionale.
”Kur ne diplomojmë dhe kur kërkojmë ndonjë punë, ata kërkojnë nga ne që të mos mbulohemi, “tha ajo. ” Nuk është e lejuar në shumë aktivitete të veshin shaminë, “tha ajo.
Hind dhe Esma janë dy nga qindra gra muslimane të cilat u mblodhën të dielën në Bruksel për të protestuar kundër islamofobisë dhe vdekjes misterioze në qelinë e tij të burgut, më 15 shtator 2014, të një njeriu me prejardhje nga Lindja e Mesme.
Burimi: World Bulletin
Për Brezin e Ri: M. Yvejsi