Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Katalonia i thote PO ndarjes nga Spanja | |
- Rreth 1.6 milion Katalanas - apo rreth 80 për qind e të anketuarve në referendumin simbolik të Katalonjës, vendosën pro pavarësisë së vendit nga Spanja. Rezultatet thanë se nga 88 përqind e votave të numëruara, thanë se 1.6 milion nga dy milionë njerëz kanë votuar për të favorizuar formimin e një shteti të ri të ndarë nga Spanja, ndersa vetem 400.000 kanë votuar kundër. Presidenti Katalunas Artur Mas tha: "Ne arritëm të përdorim votat tona, pavarësisht kërcënimit të shtetit spanjoll dhe përkundër pengesave të tyre të mëdha." Mas tha se do ti dërgojë një letër kryeministrit Mariano Rajoy për të kërkuar nga qeveria qendrore në Madrid që të "dëgjojnë aspiratat e popullit katalunas". "Edhe në qoftë se ata nuk dëgjojnë, do të vazhdojmë ecjen në këtë rrugë," shtoi ai. Oriol Junqueras, lideri i së majtës Republikane të Katalonisë, tha se votimi ishte "një festë e demokracisë". "Nuk ka nevojë që ti kërkojmë qeverisë spanjolle për pavarësinë tonë," tha ai. Edhe Josep Guardiola, ish-menaxher i klubit futbollistik Barcelona, dhe menaxher aktual i Bayern Munich të Gjermanisë, udhëtoi nga Bavaria të Katalonjës për të hedhur votën e tij. Ai theksoi se "politikanët duhet të dëgjojnë zërin e shumicës". Sondazhet e fundit kanë treguar se shumica e 7.5 milion banorëve të Katalonjës kërkojnë një votim zyrtar për pavarësinë, ndërsa rreth gjysma e tyre mbështesin ndarjen e lidhjes shekullore me Spanjën. /mesazhi/:
| |
|