Shume persona që e bëjnë kërcitjen e kockave, që nga gishtat e duarve deri te këmbët, mund të kenë dëgjuar se një gjë e tillë shkakton artrit. Po a është kjo e vërtetë!!
Nyjet, ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të dorës, kanë disa hapësira që janë të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinoval. Nëse do të mund ta shpjegonim më thjeshtë funksionin e tij, do e krahasonim me grason, një element që u mundëson kockave lëvizjen duke mos u fërkuar me njëra tjetrën.
Kur ju kërcisni kockat, ju zgjeroni hapësirën mes tyre dhe nyjeve. Në këtë mënyrë, lëngu sinoval do të shkojë në hapësirën e re të krijuar, dhe pikërisht ky moment është zhurma që ju dëgjoni.
Por a është e dëmshme një gjë e tillë!! Mjekët shpjegojnë se kjo gjë nuk është e dëmshme, dhe se nuk ka lidhje me artritin. Ajo që do të ndodhë pas disa kohësh, është kërcitja më lehte e kockave, se në fillim.