Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Mubarak kontrollon Egjiptin | |
- "Projekti Mubarak është në vazhdim e sipër. Ai vazhdon të shtrijë kontrollin e tij mbi shtetin egjiptian nëpërmjet biznesmenëve që mbajnë çelësat për projektet e mëdha ekonomike, dhe për shkak të aftësisë së tij për të depërtuar në shoqërinë egjiptiane. Ai ka mashtruar dhe vazhdon të mashtroj egjiptasit me të holla dhe me shantazhe”. Kështu u shpreh në një intervistë ish zëvendës kryeministri Hosam Eissa. Eissa foli për gazetën Al-Shorouk pas lirimit të ish diktatorit Hosni Mubarak, dy djemve të tij dhe ministrit të brendshëm. Eissa tha se kthimi i anëtarëve të Partisë Kombëtare (nga e cila vjen edhe Mubaraku)në parlament do të përbënte një rrezik të madh për shtetin egjiptian dhe tek personi që ndodhet në postin e presidentit. Bazuar në kohën e tij si zëvendëskryeministër, Eissa tha se ai mund të konfirmoj se njerëzit e Mubarakut kanë nën kontroll kabinetin qeveritar, dhe projektet e shërbimit publik. Prandaj, egjiptianët vazhdojnë të jenë nën ndikimin e tyre, tha ai. Dikur zevendeskryeminister dhe ish-ministëri i arsimit të lartë, Eissa shtoi se biznesmenët janë nën drejtimin e rrethit ideologjik të regjimit të Mubarakut. “Këta biznesmenë e konsiderojnë lirimin e tij si ringjallje e Partisë Kombëtare dhe si shpresë për rikthimin e tij në jetën politike”, përfundoi Eissa. Ai gjithashtu tha se thashethemet se djali i Mubarakut ka ndërmend të kandidoj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 nuk ishin të vërteta. /mesazhi/:
| |
|