Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Edhe kjo ndodh] Të mbushësh celularin në shpinën e gomarit | |
- Mbase titulli i lajmit duket pak i çuditshëm por kjo rrjedh më shumë nga nevoja se sa nga dëshira për një aventurë teknologjike. Barinjtë në rrethin Shanliurfa të Turqisë, duke qenë se qëndrojnë në stan për ditë me radhë, zgjidhin problemin e karikimit të celularëve me anë të paneleve diellorë që ngarkojnë në shpinën e gomarit.Barinjtë që nuk duan të qëndrojnë pa celularë për një kohë të gjatë në stan bëjnë të ditur se blejnë panelë diellor me përmasa të vogla me një kosto jo tepër të lartë që varion nga 1 euro deri në 1 mijë euro. Ata thonë se celulari i nevojitet si për të komunikuar me familjet ose në gjendje emergjence por edhe për të dëgjuar muzikë. Bariu Ali Akbaş, i bën të ditur korrespondentit të agjencisë Anadolli, se në këtë periudhë të vitit, qëndrojnë me kullotat natë e ditë pa pasur mundësi për tu kthyer në shtëpi. Ndrësa një çoban tjetër, Medet Gözüyaşlı thotë se nuk mund të jetojnë pa celular dhe panelët diellorë janë si “një ilaç”. “Nuk kemi mundësi që të shkojmë në shtëpi çdo ditë. Telefonat i karikojmë me panelë diellorë, njësoj si të kishte elektrik dhe kjo na mjafton gjatë ditës”. (TRT):
| |
|