Kryeministri Turk Rexhep Tajip Erdogan, tha në fjalimin e tij dje drejtuar kombit se vendi i tij "nuk do të ia kthejë shpinën Palestinës, edhe nëse e tërë bota do ta bënte këtë."
"Populli Turk janë aq trim dhe aq bujarë, që, përkundër të gjitha vështirësive dhe pengesave do të vazhdojë për të ndihmuar Palestinezët. Nëse të gjithë ia kthejnë shpinën atyre në Palestinë, ne nuk do ta kishim bërë. Ne jemi pasardhësit e atyre që u kujdesen për drejtësi për shekuj dhe drejtësia arriti gjerë në territorin e Azisë dhe Evropës. Turqia nuk mund të mbetet pasiv kur është fjala për ngjarjet në Siri dhe Palestinë. Duhet kujdesur për vëllezërit dhe motrat tona në këto vende ngase është një reflektim i njerëzimit, "shpjegoi Erdogan.
Ai tha se vendet e rajonit nuk do të jenë plotësisht të qëndrueshme derisa çështja palestineze të mos zgjidhet.
"Pa një zgjidhje të plotë të çështjes palestineze, të stabilitetit dhe prosperitetit në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk do të jetë e mundur për të arritur në vendet e tjera në rajon qetësi. Derisa Palestina rrjedh gjak, derisa Palestina digjet, dhe derisa atje fjalën kryesore e kanë armët e rënda, asnjë vend në rajon nuk do të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm. Turqia ka avokuar në vazhdimësi për një zgjidhje paqësore të çështjes palestineze, "tha Erdogan.
Kryeministri i Turqisë ka thënë se vendi i tij është në anën e paqes, miqësisë dhe vëllazërisë, dhe jo për të mbështetur ndonjë regjim.
Erdogan tha se Turqia në vitin 2023 kur të festoj 100 vjetorin e themelimit të Republikës, ka në plan për t'u bërë një nga dhjetë shtetet më të zhvilluara në botë.
/mesazhi/Sh.Hulaj