Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Edhe sikur të na japin gjithë botën,nuk e ndërrojmë me një punë të botës tjetër!... | |
Ndërsa Musai a.s, ishte duke jetuar mes të mirash në sarajin e Faraonit, mori vesh se Faraoni donte ta vriste.Prandaj mori menjëherë rrugën për në Medjen, pa u pajisur me ushqim.Vazhdoi të ecte për tetë ditë me radhë, pa ngrënë e pa pirë.Vazhdoi të ecte për tetë ditë me radhë, pa ngrënë e pa pirë. I pafuqishëm dhe i këputur, arriti deri përpara mureve të klasës së Medjenit.Pasi i ndihmoi vajzat e Shujabit (a.s), për t`u dhënë ujë kafshëve, por pa e ditur se kush ishin ato, u ul nën hijen e një peme dhe filloi t`i lutej Allahut, duke thënë:
"....O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!”(El-Kasas,24)
Kur Shuajbi (a.s), mori vesh për këtë person, që i kishte ndihmuar vajzat e tij, e fitoi në shtëpi për ta gostitur.Megjithëse Musai a.s, kishte tetë ditë pa futur gjë në bark, nuk e zgjati dorën tek ushqimet që iu vunë përpara dhe i tha Shuajbit a.s:
"Ne jemi një familje e tillë që,edhe sikur të na japin gjithë botën, nuk e ndërrojmë me një punë të botës tjetër!Unë nuk ju ndihmova për këtë ushqim, por për hir të Allahut".
Shuajbi a.s, u kënaq shumë nga kjo përgjigje dhe tha:
"Këtë ushqim nuk po ta japim për arsye se na ndihmove,por sepse je mysafir i Hkaut".Pas këtyre fjalëve,Musai a.s, e pranoi ushqimin që iu afrua.
Ja pra, ky është një shembull i bukur i pasqyrimit të besimit në botën tjetër tek sjelljet.Ky është vyrtiti që e bën njeriun të mos e ndërrojë një punë të botës tjetër me ndonjë gjë të kësaj bote, edhe nëse e di shumë mirë se do t`i humbasë e gjithë fuqia prej urisë....Një shembull tjetër të një pjekurie të tillë shpirtërore, na e sjell Uasilebin Eska r.a, i cili tregon:
Gjatë ditëve, kur ishim duke u përgatitur për të dalë në fushatën e Tebukut (unë nuk kisha as armë dhe as kafshë që të merrja pjesë në këtë fushatë, por për të mos u privuar nga kjo luftë e shenjtë),u thirra vëllezërve të mi muslimanë në sheshin e Medinës: "Kush do të më marrë në kafshën e vet në këmbim të plaçkës së luftës që do të më bjerë për pjesë?"
Një burrë i moshuar prej Ensarëve tha se mund të më merrte në luftë, me kusht që të hipin me rradhë në kafshën e tij.Kur erdhi çasti, dola për udhë së bashku me atë njeri bujar.Allahu na bëri kismet që të fitojmë edhe plaçkë lufte.Më ranë disa deve dhe i çova të gjitha tek njeriu që më mori në luftë.Ai më tha: "Merri devetë dhe shko!"
Megjithëse ngula këmbë, duke i thënë: "Sipas marrëveshjes që kemi bërë këto të takojnë ty",Ensari mu përgjigj:
"O vëlla!Merre plaçkën tënde, sepse unë nuk e dua atë hise.Unë të solla këtu duke menduar për shpërblimin që do të na japë Allahu në botën tjetër.) (Ebu Daud,Xhihad,113/2676)
Kështu pra,ai Ensari i bekuar, në vend që të zotëronte disa deve si pasuri e kësaj bote,zgjodhi shpërblimin që do të merrte në botën tjetër.Ai veproi me urtësi, duke braktisur një interes me vlerë të madhe të kësaj bote,për të shtënë në dorë një mirësi për hir0δ të Allahut.
| |
|
Sun 11 Mar 2012 - 21:49 nga Shemsi