islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
377 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 377 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty96%[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty0%[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty0%[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty0%[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty1%[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty2%[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve Empty
MesazhTitulli: [Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve   [Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve EmptyMon 29 Jun 2015 - 1:10

[Only admins are allowed to see this image]Myslimanët nuk përjetojnë një muaj më të vlefshëm sesa muaji i Ramazanit, kurse mynafikët, hipokritët nuk përjetojnë një muaj më të keq sesa muaji i Ramazanit. Kjo për arsye se myslimanët përgatitin tërë forcën për të shtuar adhurimet, ndërsa mynafikët-hipokritët mundohen t’i hutojnë ata dhe t’i largojnë nga adhurimi, prandaj ai është dhunti për besimtarin dhe mallkim për njerëzit e shthurur. (Muhamedi a.s.)

Falënderimi i takon Allahut Fuqiplotë, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin për të dërguarin e Tij, Muhamedin a.s., familjen e tij dhe të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Çfarë është agjërimi? Cila është e vërteta rreth agjërimit? Cilat janë fshehtësitë e agjërimit? Cilat janë ndikimet e agjërimit? A do të thotë agjërimi vetëm braktisje e ushqimit, pijeve dhe kontakteve intime prej agimit deri në perëndimin e diellit, e pastaj njeriu të veprojë çfarë të dojë?
Sikur të ishte agjërimi në këtë formë, atëherë s’ka dyshim se do të ishte gjëja më e lehtë për çdo njeri, dhe nuk do ta kishte atë shpërblim aq të madh, për të cilin na ka lajmëruar Zoti xh.sh. kur thotë: (Çdo vepër që bënë njeriu, është për të, çdo e mirë shpërblehet me dhjetëfishin e saj, përveç agjërimit, ai është Imi dhe vetëm Unë jap shpërblimin për të. Disa dijetarë të mëhershëm kanë thënë: Agjërimi më i lehtë është Braktisja e ushqimit dhe pijeve.
Pejgamberi a.s. në një hadith ka sqaruar të vërtetën rreth agjërimit. Ai thotë: “Ai person i cili (gjatë agjërimit) nuk i braktis fjalët dhe veprat e ndyta, ai person të mos e braktisë as ushqimin dhe as pijen.” (Buhariu.)
Agjërim i plotë dhe korrekt konsiderohet agjërimi që e bën agjëruesin të arrijë shkallën e devotshmërisë, siç ka thënë Allahu xh.sh.: “O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El Bekare, 183).
Njeriu nuk ka mundësi të arrijë shkallën e devotshmërisë përveç nëse praktikon moralin, etikën e përsosur dhe largohet prej gjërave të pamoralshme, atëherë agjërimi patjetër duhet t’i posedojë këto gjëra:
1. Të ndaluarit nga ushqimi, pijet dhe gjërat që prishin agjërimin,
2. Ruajtja e syrit, gjuhës, dëgjimit, këmbës, dorës dhe të gjitha gjymtyrëve të trupit nga mëkatet.
3. Agjërimi i zemrës nga preokupimet e ulëta dhe mendimet që e largojnë njeriun nga Zoti, dhe largimi i saj i tërësishëm nga çdo gjë tjetër përveç Zotit xh.sh..
Agjërimi duhet t’u shpjegohet njerëzve në mënyrë praktike, në të kundërtën ai humb shpirtin e tij dhe shndërrohet në një trup pa shpirt, ose në një fotografi imagjinare.
Ku është etika-morali i agjërimit dhe namazit?
Ku është besa-amaneti?
Ku është mikpritja dhe bujaria?
Ku është devotshmëria dhe braktisja e gjërave të dyshimta?
Ku është dhembshuria dhe mëshira?
Ku është turpi dhe frika nga Zoti?
Ku është durimi dhe mbështetja ndaj Zotit?
Ku është përpjekja për vepra të mira dhe bashkëpunim të ndërsjellë?
Çfarë dobie ka agjërimi i cili nuk të ndalon, largon nga punët e ndyta dhe të neveritshme?
Çfarë dobie ka agjërimi që nuk të bën të përmbahesh nga fjalët dhe veprat e kota?
Çfarë dobie ka agjërimi që nuk të largon nga përgojimi, thashethemet, zilia dhe urrejtja?
Çfarë dobie ka agjërimi që nuk i pastron zemrat nga koprracia, egoizmi dhe çdo vepër e ligë?
Realisht, vështrimi i njerëzve karshi agjërimit duhet të ndryshojë në dritën e koncepteve islame dhe bazuar në Ligjin e Zotit xh.sh..

Agjërimi ndryshon njerëzit

Njerëzit duhet ta konsiderojnë patjetër agjërimin si njërin prej adhurimeve më të mëdha dhe si njërën prej shtyllave të fesë islame, e jo ta konsiderojnë si një traditë të trashëguar nga të parët gjeneratë pas gjenerate.
Shumë njerëz nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre as nuk përmirësohen pas përfundimit të Ramazanit. Bile disa njerëz vetëm sa largohen edhe më shumë nga Zoti gjatë muajit të Ramazanit, ata janë mynafikët-hipokritët (ruana, Zot, prej tyre), të cilët e urrejnë Ramazanin dhe përgatiten për ta luftuar atë me çdo kusht vetëm e vetëm që t’i largojnë njerëzit nga ky adhurim.
Këtë ka aluduar edhe Pejgamberi a.s. kur ka thënë: “Myslimanët nuk përjetojnë një muaj më të vlefshëm sesa muaji i Ramazanit, kurse mynafikët-hipokritët nuk përjetojnë një muaj më të keq sesa muaji i Ramazanit. Kjo për arsye se myslimanët përgatitin tërë forcën për të shtuar adhurimet, ndërsa mynafikët-hipokritët mundohen t’i hutojnë ata dhe t’i largojnë nga adhurimi, prandaj ai është dhunti për besimtarin dhe mallkim për njerëzit e shthurur”.(Ahmedi dhe Bejhekiu, kurse Ahmed Shakir thotë se është hadith autentik.)
Le të jetë Ramazani një shkollë për edukimin e Ymetit, për të gjitha grupet, në virtytet e përsosura, ngritjen në gradat e adhurimit me qëllim të arritjes së kënaqësisë së Zotit, në udhëheqjen e njerëzimit dhe përforcimin në tokë, ashtu siç ka thënë Allahu xh.sh.: (Shih: En-Nur, 55). Realisht, virtytet e agjëruesve janë të shumta dhe nuk kemi mundësi t’i përmendim të gjitha, mirëpo do të cekim disa prej tyre:

Durimi

Prej virtyteve të agjërimit është durimi. Ramazani është muaji i durimit, sepse abstenimi prej gjërave të zakonshme gjatë ditës, kërkon një durim, njeriu duron urinë dhe etjen në shenjë respekti, nënshtrimi dhe dashurie ndaj Zotit xh.sh. e në shenjë pasimi ndaj Pejgamberit a.s.. Gjithashtu agjëruesi duhet të ketë durim ndaj dëmeve të njerëzve, mendjelehtësisë dhe përdhosjes së tyre. Për këtë arsye, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush është agjerueshëm, atëherë të ketë kujdes nga vepra dhe fjalë të ulëta, e nëse ndonjëri e fyen ose e rreh atë, ai le të thotë: Unë jam
agjerueshëm”. (Buhariu dhe Muslimi.)
Pavarësisht nga kjo këshillë e artë e Pejgamberit a.s., ne prapë hasim njerëz të cilët në momente të caktuara humbin durimin për arsyen më të vogël, hidhërohen, fyejnë, mallkojnë dhe goditin, e, kur të qetësohen dhe të qortohen për veprimet e tyre, arsyetohen se janë agjerueshëm!! Sikur agjërimi është ai që i fton ata për këto veprime dhe fjalë
të liga. Sikur ky njeri ta dinte të vërtetën rreth agjërimit, se ai është muaji i durimit, faljes dhe mëshirës, nuk do ta akuzonte me këtë akuzë të pabazë.

Besa-amaneti

Prej virtyteve të agjërimit është besa-amaneti, sepse agjërimi është një pjesë e amaneteve që i ka pranuar-bartur njeriu, ndonëse Toka dhe qiejt qenë treguar të paaftë për pranimin-bartjen e tyre. Allahu xh.sh. thotë:(Shih:El Ahzab,72), për këtë arsye ka ardhur paralajmërimi i fuqishëm për atë që neglizhon-thyen besën e këtij muaji të begatshëm, duke ngrënë para perëndimit të diellit, edhe në qoftë se kjo bëhet disa minuta pra kohës së caktuar.
Transmeton ebu Umamete el-Bahiliu, i cili thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: “Përderisa unë isha duke fjetur, më erdhën dy burra të cilët më kapën për krahu dhe më dërguan pranë një kodre të lartë e më thanë: Ngriu. Unë u thashë: Nuk mundem. Ata më thanë: Ne do të ta lehtësojmë, e atëherë u ngrita dhe, kur arrita në mes të kodrës, dëgjova disa zëra të fuqishme.
Pyeta: Çfarë janë këto zëra? M’u përgjigjën: Kjo është ulërima e banorëve të Xhehenemit. Më pastaj vazhduan rrugën me mua dhe u takuam me një popull të varur në këmbët e tyre, nga të cilat rridhte gjak. Pyeta: Kush janë këta? Ata u përgjigjën: Këta janë ata që bëjnë iftar para kohës”. Nëse ky paralajmërim kaq i fuqishëm është për ata që tolerojnë në agjërimin e tyre dhe e lehtësojnë atë duke bërë iftar pak para perëndimit të diellit, atëherë si qëndron puna me ata që nuk agjërojnë fare? Apo me ata që tallen me agjëruesit?

Mëshira, barazia dhe përmbushja e nevojave të njerëzve.

Prej virtyteve të agjërimit janë edhe: mëshira, barazia dhe përmbushja e nevojave të njerëzve, sepse Ramazani është muaji i mëshirës dhe barazisë. Gjatë këtij muaji i pasuri kujton vëllanë e tij të varfër dhe ka mëshirë ndaj tij, prandaj e ndihmon me të holla, ushqime dhe pije. Për këtë ka urdhëruar edhe Pejgamberi a.s., i cili thotë: “Kush i jep iftar një agjëruesi, e ka shpërblimin e njëjtë sikur ai, pa i munguar atij nga shpërblimi i agjërimit të tij”. (Tirmidhiu dhe Ahmedi, ndërsa hadithologu El-Albanij thotë se është hadith autentik.)

Vazhdimi i ibadetit

Agjëruesi duhet të jetë i lidhur me ndjenjat e vëllezërve të tij myslimanë, duhet të ketë mëshirë ndaj të dobëtëve, t’u ndihmojë të varfërve dhe, me aq sa ka mundësi, të mundohet t’u sjellë atyre dobi dhe të largojë prej tyre çdo dëm, Allahu xh.sh. thotë: (Shih: El-Haxh, 77). Ndërsa Pejgamberi a.s. ka thënë: “Myslimani është vëlla i myslimanit, ai nuk ia bën të padrejtën atij, nuk e dorëzon; atij që i del në ndihmë besimtarit, Allahu xh.sh. do t’i dalë në ndihmë; atij që i lehtëson myslimanit një prej brengave të kësaj bote, Allahu xh.sh. do t’i lehtësojë një prej brengave të botës tjetër dhe atij që ia mbulon të metat një myslimani, Allahu xh.sh. do t’ia mbulojë të metat Ditën e Kiametit”. (Buhariu dhe Muslimi.)

Përpjeka për vepra të mira

Gjithashtu prej virtyteve të agjëruesve është edhe përpjekja për vepra të mira. Allahu xh.sh. thotë: (Shih: En-Nisa, 85). Ndërsa Ebu Musa el-Eshariu r.a. thotë: Kur i vinte ndonjë lypës Pejgamberit a.s., ai u drejtohej të pranishmëve duke u thënë: “Bëni mirë, gjeni mirë”. (Buhariu
dhe Muslimi.)

Këshilla për çdo mysliman

Prej virtyteve të agjërimit është edhe këshilla për çdo mysliman. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Feja është këshillë, feja është këshillë, feja është këshillë”. Të pranishmit e pyetën: Për kë, o i Dërguar i Allahut? Ai tha: (Për hir të Zotit, të librit të Tij, të Dërguarit të Tij dhe këshillë për udhëheqësit e besimtarëve dhe masën në përgjithësi). (Muslimi.) Gjithashtu Xhabir ibn Abdullah r.a. thotë: “Ia kam dhënë besën-e i kam premtuar Pejgamberit a.s. që do ta fal namazin, do ta jap zeqatin dhe do të këshilloj çdo mysliman”. (Buhariu dhe Muslimi.)
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk e ka plotësuar imanin-besimin asnjëri prej jush përderisa të mos i dëshirojë vëllait të tij atë që dëshiron për veten e tij”. (Buhariu dhe Muslimi.)
E drejtë e myslimanit kundrejt vëllait të tij mysliman është që ta këshillojë atë, ta thërrasë për çdo gjë që është e mirë për të, dhe ta largojë nga çdo gjë që është e dëmshme për të. Kjo është brenda kornizave të vëllazërisë islame dhe unitetit të besimit, që e ka formuar Pejgamberi a.s. kur ka thënë: “Shembulli i myslimanëve në dashurinë e tyre, mëshirën dhe respektin e ndërsjellë, është sikur shembulli i një trupi, nëse një pjesë e trupit ankohet, atëherë i tërë trupi është i sëmurë”. (Buhariu dhe Muslimi.)
Ramazani është një rast shumë i mirë dhe i volitshëm për këshillë, mësim dhe për udhëzimin e njerëzve, sepse zemrat janë të drejtuara nga Zoti i tyre, shpirtrat janë të etura për të dëgjuar fjalët e Zotit dhe fjalët e të Dërguarit të Tij, qetësia mbretëron dhe shejtanët janë të prangosur. Për këtë arsye çdo mysliman duhet ta shfrytëzoj këtë muaj të bekuar për këshillë, mësim dhe udhëzim për njerëzit, e në veçanti imamët e xhamive, nxënësit dhe studentët e studimeve islame, të cilët kanë një barrë jashtëzakonisht të madhe karshi njerëzve - për t’i ftuar në rrugën e drejtë.

Bashkëpunimi në mirësi dhe devotshmëri.

Prej virtyteve të agjërimit është edhe: bashkëpunimi në mirësi dhe devotshmëri. Për këtë ka urdhëruar edhe Allahu xh.sh. kur thotë: (Shih: El Asr, 1-3). Gjatë muajit të Ramazanit mund të bëhen shumë aktivitete dhe punë të mira, siç janë:
1. Shtruarja e iftarit;
2. Fëmijëve t’u jepen njohuri elementare të fesë islame;
3. Mbajtja e ligjëratave të ndryshme nëpër xhami, radio, televizione dhe salla të ndryshme;
4. Shpërndarja e librave dhe CD-ve me njohuri rreth muajit të Ramazanit;
5. Ndihma ndaj të varfërve, nevojtarëve dhe bonjakëve.
Çdo mysliman duhet t’u bashkohet vëllezërve në ndonjërin prej këtyre aktiviteteve, ose me pasurinë e tij, ose me mundin e tij, ose me kohën e tij, në mënyrë që të mos humbë shpërblimin e madh gjatë këtij muaji të begatshëm.

Pajtimi mes njerëzve

Prej virtyteve të agjërimit është edhe pajtimi mes njerëzve. Kjo është një punë shumë e madhe, të cilën e anashkalojnë shumë njerëz. Allahu xh.sh. thotë: (Shih: El Huxhurat, 10); gjithashtu në një vend tjetër Allahu xh.sh. thotë: “Pajtimi është më i dobishmi” / En-Nisa, 128).
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për çdo falangë (nyjë të eshtrave) të njerëzve duhet të jepet sadaka-lëmoshë; për çdo ditë që lind dielli dhe pajton dy njerëz, është sadaka-lëmoshë; nëse ndihmon ndonjë njeri në rrugë duke ia bartur valixhet apo diçka tjetër, është sadaka-lëmoshë; çdo hap që bën për të falur namazin, është sadaka-lëmoshë dhe çdo pengesë që largon nga rruga, është sadakë-lëmoshë”. (Buhariu dhe Muslimi.)
S’ka dyshim që virtytet e agjëruesve janë të shumta, ato përfshijnë çdo sjellje të mirë, çdo cilësi të bukur dhe çdo vepër të pëlqyer. Prandaj konsiderohet i suksesshëm ai që gjatë këtij muaji, bën më shpesh këso virtytesh dhe nga çdonjëri prej tyre përfiton diçka, ndërsa i dështuar konsiderohet ai që nuk ka përfituar asgjë nga ky muaj i bekuar, po e ka kaluar atë në gjumë dhe ndenjje të kota. Për fund, i lutemi Zotit xh.sh. që të na e mundësojë agjërimin e këtij muaji ashtu siç është i kënaqur Ai dhe të na bëjë prej të amnistuarve nga zjarri i Xhehenemit.



Vedat Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Temë e Ramazanit] Virtytet e agjëruesve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Teme e Ramazanit] Mirë se vjen Hëna e ramazanit, o pranvera e shpirtit tonë
» [Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
» [Temë e Ramazanit] Gjërat që duhet t’i bëjmë bashkë me familjen gjatë muajit të Ramazanit
» [Temë e Ramazanit] 5 mesazhe nga ky Muaj!
» [Temë e Ramazanit] PËRMBAJTJA NGA HIDHËRIMI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: