Një ditë një njeri i varfër i solli një kalavesh rrushi Muhammedit a.s si dhuratë. Ai ishte shumë i emocionuar që ishte në gjendje të sjellë dhuratë për Pejgamberin, a.s. E vendosi rrushin pranë Pejgamberit a.s dhe tha: ‘O Pejgamber i Allahut, të lutem pranoje këtë dhuratë të vogël nga unë”
Ai ishte njeri i varfër i cili nuk kishte mundësi për më shumë. Fytyra e tij ndriçonte me lumturi pasi ia ofroi atë dhuratë të vogël. Ishte e qartë se ai e donte Pejgamberin shumë.
Pejgamberi a.s, e falënderoi atë me mirësjellje. Përderisa burri shikonte në të me shpresë, Pejgamberi hëngri një kokërr rrush. Pastaj hëngri një tjetër. Ngadalë Pejgamberi e mbaroi tërë kalaveshin e rrushit vetë.
Ai nuk i ofroi rrush asnjërit nga ata që ishin prezent. Njeriu i varfër i cili e solli atë rrush u kënaq shumë dhe u largua.
Shokët e Pejgamberit a.s të cilët ishin përreth ishin të befasuar. Zakonisht Pejgamberi a.s ndante me ata çdo gjë që merrte. Ai gjithmonë do t’ju ofronte atyre çdo gjë që i ishte dhënë dhe do të hanin së bashku. Zakonisht ai fillonte i pari për shkak të respektit ndaj personit i cili ia kishte dhënë dhuratën. Por, çdo herë ai u ofronte të tjerëve. Këtë herë ishte ndryshe. Pa ia ofruar askujt, Pejgamberi a.s e mbaroi gjithë kalaveshin e rrushit vetë.
Njëri nga shokët e pyeti me respekt: “O Pejgamber i Allahut! Si e hëngre të gjithë rrushin vetë dhe nuk ia ofrove asnjërit nga ne që jemi prezent?
Pejgamberi a.s buzëqeshi dhe tha: “E hëngra gjithë rrushin vetë sepse rrushi ishte i thartë.” Nëse do t’ua kisha ofruar, ju ndoshta do të bënit fytyra qesharake dhe do ta tregonit neverinë tuaj për rrushin. Ajo do t’ia kishte lënduar ndjenjat e njeriut të varfër. Mendova me vete se më mirë është që unë t’i ha të gjitha prej tyre me gëzim dhe ta kënaq njeriun e varfër. Nuk dëshirova t’i lëndojë ndjenjat e tij..