[justify]Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e kishte një sahan të cilin e kishte emëruar: "El-garrau" dhe ishte shumë i madh, saqë nuk mund ta mbanin më pak se katër persona.
Një ditë Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i thirri shokët që të hanë prej tij.
Pas namazit të duhasë, Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e solli sahanin të mbushur plot me qull dhe i thirri shokët e tij që të hanë prej sahanit. Erdhën të gjithë (të thirrurit) dhe u ulën rreth tij (sahanit) saqë u ngushtuan tepër, kurse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u ul në gjunjë.
Një beduin i tha: "Ç`është kjo ulje?"
Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: "Mua Zoti më ka bërë rob fisnik e jo mbret kryelartë".
Pastaj I Dërguari i Allahut u tha sahabëve: "Hani anëve të sahanit dhe lëreni mesin, sepse kështu do të keni bereqet në ngrënie". (Ebu Davudi)