Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Pres ditën kur do të takoj ty Ja Resulallah Wed 27 Feb 2019 - 23:38 | |
| Zjarri kishte filluar ta merrte veten e të ndihej zhur ma e ndezjes së tij në tërë dhomën time. E unë e ulur në një qoshe të kolltukut mendoja, mendoja aq shumë sa që mendimet shkonin e vinin vërdallë. Mendoja për njeriun më të dashur, për personin më të bukur dhe më me vlerë në fytyrë të tokës. Mendoja për njeriun i Cili tërë jetën e tij e kaloi për ne, për ymetin e tij. Për njeriun më të fortë ani pse nganjëherë trupi i Tij ligej e dobësohej nga mundimet dhe uria që kishte, mundim ky i cili e bëri më të fortë dhe më durimtarë përballë sprovave që i vinin. Për personin, ku netët e Tij i kalonin duke adhuruar Krijuesin e tij, ku ky adhurim bëhej çdoherë me lot në sy, dhe e di çfarë lutej?! Lutej që ti të ekzistosh sot, që ti dhe unë të jemi në këtë botë siç jemi tani, me fenë më të bukur dhe me krenarinë më të madhe që mund ta ketë ndokush. E ky njeri ishte Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!E di, në mendjen tënde shtova paksa huti, se si ka mundësi që një njeri që nuk e ke parë ta duash dhe të të mungoj?! Po është e vërtetë, e dua më shumë se vetën, dhe se zemra ime ndjenë mall sa herë që përmendet emri i Tij, ngase edhe ne ishim në mesin e atyre që ai na donte dhe i mungonim, edhe pse asnjëherë nuk na kishte parë. Lutej, qante, mundohej vetëm për ne. Ky ishte i dërguari i Allahut... Edhe unë tani lutem, lutem që një ditë ta shoh, së paku edhe një gjysmë sekonde, të e shoh atë fy-tyrë të ndritur, që lexova dhe mësova për ty se si dukeshe. Shpresoj që vendtakimi ynë i parë të jetë Xheneti, ku do vrapoj mes turmës së njerëzve vetëm që të të shoh Ty. E unë deri atëherë lutem... | |
|