Bija ime !
Une jam një njeri që ka hyrë në dekadën e
pestë të jetës.Jam përshëndetur me rininë dhe ëndrrat e saj. Kam shëtitur nëpër
shumë vende, jam takuar dhe jam njohur me njerëz dhe vende të ndryshme.Dëgjoji
nga une ca fjalë të vërteta dhe të sinqerta nga përvoja e jetës sime, të cilat
nuk do t’I dëgjosh nga të tjerët.
Kemi
shkruar dhe kemi thirrur për përmirësimin e moralit, që njerëzit të largohen
nga epshet dhe ngatërresat,saqë na janë lodhur lapsat dhe gjuhët tona,por e
tërë kjo pa ndonjë rezultat.
Gjërat
e shëmtuara jo që nuk u larguar,po përkundrazi u shtuan,ngatëresat u përhapen.
Zbulimi I bukurive tek femrat vazhdoi të shtohej dhe të zgjerohej prej një
vendi në vend tjetër, saqë nuk mbetën pa u prekur me këtë gjë të shumtuar as
shtetet islame.
Nuk
patëm sukses dhe nuk mendoj se do të kemi sukses.
A
e di pse ?
Ngase ende sot e kësaj dite nuk ua kemi
mësyer dyerve të përmirësimit, e as nuk e dimë rrugën tek ai.
Rruga
e shpëtimit është para teje, o bija ime. Celësat janë në duart e tua, e nëse
beson në ekzistimin e saj dhe punon për të hyrë në të,gjendja do të
përmirësohet.
Është e vërtetë se mashkulli është ai I
cili e bën hapin e parë të mëkatit,këtë nuk e bën femra,por po të mos ishte
dëshira jote ai nuk do të afrohej.Po të mos ishte dëshira jote,butësia jote,ai
nuk do të instistonte.Ti ia hape derën e ai hyri. I the hajnit,urdhëro…. e kur
të vodhi hajni, fillove të bërtasish: Ndihmë, më vodhën …. ! E po ta dije ti se
të gjithë meshkujt janë si ujqit, e ti je një qengj, do të ikje prej tyre sikur
që ikën qengji nga ujku, dhe po ta dije se ata të gjithë janë hajna, do të
ruheshe prej tyre sikur që ruhet viktima prej hajnit.
Ujku do nga qengji veçse mishin e tij,e atë çfarë do mashkulli nga ty
është më e vlefshme për ty sesa mishi për qengjin,dhe kjo gjë është më e keqe
për ty sesa vdekja për qengjin. Ai do nga ti gjënë tëndë më të shtrejtë; nderin
tënd me të cilin krenohesh, dhe për të cilin jeton. Ngase jeta e vajzës nderin
e së cilës ia ka marrë mashkulli është njëqind herë më e rëndë sesa vdekja për
qengjin mishin e të cilit ia kishte ngrënë ujku… Po për Zotin, nuk e shikon një
I ri një femër përvecse në iluzionet e veta e zhvesh atë dhe e paramendon pa
tesha.
Po të betohem për herë të dytë, mos i
beso asaj cfarë thonë disa meshkuj se ata në femër nuk shohin vecse moralin dhe
sjelljet e saj dhe se ata bisedojnë me të si shokë dhe si të tila edhe i duan
ato. Po të betohem se kjo është rrenë.
Po ti dëgjojmë bisedat e të rinjve kur janë
vetëm, do të dëgjoje fjalë të trishtueshme. i riu nuk të buzëqesh,e as nuk të
folë fjalë të buta ose nuk ta ban ndonjë shërbim,përvecse kjo është një
parapërgatitje për t’ia arritur qëllimit.
Cfarë
pas kësaj, cfarë o vajzë ? Mendo !
Bashkoheni në kënaqësi për një moment, e
pas kësaj ai të harron,e ti përgjithmonë do t’I ndiesh pasojat e saj. Ai do të
vazhdojë të kërkojë ndonjë femër tjetër të pakujdesshme dhe ta vjedhë nga ajo
nderin e saj,e te ti në barkun tënd do të mbetet pjella etij. Me ty do të
mbeten brengat dhe turpi.Kjo shoqëri zullumqare do t’ia falë atij, dhe do të
thonë: Ka qenë i ri, kishte gabuar pak, por është pënduar. E ti do të mbetesh
me mërzinë dhe turpin tëndë gjatë tërë jetës, shoqëria ty nuk do ta falë kurrë.
Andaj,
nëse e takon ule kokën dhe shikimin tënd dhe bëja me dije refuzimin tënd … E
nëse në këtë mënyrë nuk largohet, por gjen guxim të të afrohet dhe të gjuaj me
fjalë, atëherë lirisht mund ta nxjerrësh këpucën prej këmbës dhe ta godasësh
atë në kokë.Nëse do ta kishe bërë një gjë të këtillë do ta kishte vërejtur se secili
I cili kalon atypari do të të ndihmonte ty, e të pamoralshmit e tjerë nuk do të
kishin pasur guxim që ta bënin një gjë të tillë. E nëse është I mire dhe
pendohet për gjestin e bërë, atëherë do ta kërkojë lidhjen në mënyrë të lejuar;
do të kërkojë martesë me ty.
E
femra, pa marrë parasysh pasurinë e saj ose pozitën dhe famën që ka, ajo
shpresën dhe lumturinë më të madhe e ka në Martesë, ku do të bëhej grua e mire,
nënë e kujdesshme, si dhe edukatore e shtëpisë.
Në këtë dëshirë janë të njejta mbretëreshat
dhe princeshat, artistet e Holivudit të cilat janë të famshme dhe me ndikim, me
të cilat mashtrohen shumë prej femrave.
Martesa është dëshira më e madhe e
femrës, qoftë edhe delegate në parlament pushtetare.
Prostitutën
nuk e marton askush.Edhe ai i cili e mashtron femrën e ndershme duke i premtuar
asaj martesë, nëse e mashtron e lë dhe shkon. Pastaj shkon dhe e marton
ndonjërën prej femrave të ndershme për arsye se ai nuk pranon që zonja e
shtëpisë dhe nëna e vajzës së tij të jetë prostitutë.
E mashkulli nëse është i pamoralshëm,
nëse nuk gjen në tregun e kënaqësisë femër që do të pranonte t’ia dorëzojë
nderin e saj atij dhe të jetë lodër në duart e tij, nëse nuk gjen femër të
pakujdesshme që do të jetonte me të sipas fesë së iblisit (shejtanit), atëherë
do të kërkojë ndonjë femër që do të jetë grua e tij sipas parimeve islame.
Shkatërrimi
i martesave është nga ju, vajza !
Po të mos ishin të pamoralshmet nga
mesi juaj, nuk do të prisheshin martesat e as nuk do të shtohej tregu i
amoralitetit…. E atëherë pse nuk punoni? Pse nuk punojnë femrat e ndershme në
luftimin e kësaj të keqë ? Ju duhet të prini në këtë, ngase jeni më të afta se
ne në këtë cështje, ngase ju e dini më mirë gjuhën e femrave dhe mentalitetin e
tyre. Dhe për shkak se askush nuk do të humbë më shumë se ju, femrat e
ndershme, të edukuara dhe ferarë.Në shumë shtëpi tani gjejmë femra të cilat
janë për Martesë por nuk gjejnë dot atë me të cilin do të martohej, për arsye
se të rinjtë kanë gjetur shoqe të interesit të cilat ua plotësojnë nevojat,
andaj nuk kanë nevojë për martesë.Andaj duhet që të formoni shoqata të femrave
të përbëra nga shkrimtare,mësuese,studente dhe intelektuale tjera, që të
përpiqemi për t’I kthyer motrat tuaja të devijuara në rrugë të drejtë.
Frikësojini ato duke ua përkujtuar
Zotin, e nëse nuk frikësohen, atëherë tërhiquani vërejtjen nga sëmundjet e
ndryshme, e nëse edhe pas kësaj nuk ndryshojnë, atëherë, foluni atyre me gjuhën
e realitetitm dhe thoni atyre: Ju jeni vajza të bukura, andaj meshkujt vijnë
dhe sillen vërdallë. Por, a thua rinia dhe bukuria juaj do të zgjasë
përgjithmonë ? A thua ka qenë dic e përhershme që rinia dhe bukuria juaj të
jetë e përhershme ? E si do të jetë me ju kur të plakeni e t’ju shtrembërohet
shpina e t’ju rrudhet fytyra ?! Kush do të interesohet pëe ty ? Kush do të pyet
për ju ? A e di kush interesohen për plakat dhe kush I nderon ato ? Djemtë dhe
vajzat e tyre, nipat dhe mbesat e tyre. Disa plaka janë mbretëresha në familjet
e tyre duke qëndruar ende në fronin e tyre,e janë të tjera me të cilat ju e
dini më mirë se c’bëhet.
Prandaj, a mund të krahasohet kjo
kënaqësi me atë mjerim? Dhe a do ta kishe blerë me këtë fillim një përfundim të
tillë?
E shembuj të këtillë nuk ka nevojë që
t’I tregojmë.Prandaj punoni që t’I udhëzoni motrat tuaja të mjera e të
devijuara, dhe nëse këtë nuk mund ta bëni, atëherë punoni në ruajtjen e femrave
të shëndosha nga sëmundja e tyre dhe të tinejxhereve të reja të papërvoja që të
mos ndjekin rrugën e tyre.
Une nuk kërkoj nga ju femra muslimane
sot të bëhet menjëherë ashtu si duhet të jetë muslimania e vërtetë, assesi, une
e di se kthimi I përnjëhershëm zakonisht është I pamundur, por dëshiroj që të
kthehemi nga e mira hap pas hapi, sikur që kishit shkuar nga e liga hap pas
hapi. Ju I shkurtuat teshat tuaja copë pas cope,e larguat mbulesën, tërë këtë
ndryshim e bëtë me durim pas një kohe të gjatë.
Burrat e ndershëm nuk e kishin ndier
menjëherë këtë ndryshim, e revistat e ndryshime nxisin këtë amoralitet së
bashku me të pamoralshmet, kështu gjersa arritëm në këtë gjendje me të cilën
gjendje Islami assesi nuk është I kënaqur, e as feja krishtere nuk është e
kënaqur me këtë gjendje të cilën edhe shtazët do ta refuzonin.
Nëse dy gjela do të ngatërroheshin për
një pulë, ata do ta mbytnin njëri-tjetrin nga xhelozia dhe dëshira për ta
mbrojtur pulën.
Ndërsa sot, burrat muslimanë fare nuk
xhelozojnë gratë e tyre muslimane të cilat ecin të zbuluara plazheve dhe
rrugëve tona. Ata nuk xhelozojnë as nëse ndonjë I huaj ua shikon
fytyrat,krahrorin, gjoksat e grave të tyrë. Me një fjalë, edhe nëse shikojnë
cdo gjë të turpshme në to.
Por, përkundrazi gjen burra muslimanë
të cilët nëpër klube dhe kafene të ndryshme të elitës, ua ofrojnë gratë e tyre
muslimane të huajve që të vallëzojnë me to, ku poqet gjoksi me gjoks,barku me
bark, goja me faqe, e krahu është I lidhur me trupin e saj dhe ndaj tërë kësaj
askush nuk thotë asgjë.Nëpër universitete të rinjtë muslimanë rrinë me vajza të
reja muslimane të cilat pjesët e turpshme të tyre I kanë të zbuluara dhe askush
për këtë të keqe nuk bën vërejtje, as etërit dhe nënat e këtyre vajzave
muslimane, e shembuj të këtillë kemi shumë.
Këta shembuj nuk largohen për një
ditë,e as duke nxituar, por vetëm nëse I kthehemi së vërtetës nga e njejta
rrugë me të cilën kemi shkuar nga e liga, edhe nëse tani këtë rrugë e shohim të
largët, ngase ai që nuk shkon rrugës përvec së cilës nuk ka rrugë tjetër, nuk e
arrin asnjëherë qëllimin.
Nëse zbulohen fytyrat ashtu siq e ka
krijuar Zoti, e pranojmë një gjë të tillë. Por të përzihen femra me meshkuj të
huaj, kjo është krejt tjetër gjë. Femra e zbuluar s’guxon të jetë vetëm në
shtëpi me shokun e burrit, ose t’ia japë dorën kolegut të vet në universitet,
ose të zgjatë bisedën dhe të shëtitë me të rrugëve dhe të përgatitë me të së
bashku provimet dhe të harrojnë se Zoti e ka krijuar atë femër e atë mashkull
dhe se të dy gjinive u ka krijuar epshe ndaj njëri tjetrit, e këtë gjë të
krijuar nuk mund ta ndërrojë as ajo, as ai e as tërë njerëzit e këtij planeti,
e as t’I barazojë dy gjinitë dhe t’I fshijë këto emocione nga ata. E ata të
cilët thërrasin në barazinë dhe përzierjen e dy gjinive, janë gënjeshtarë nga
të dy anët. Për arsye se ata me këtë nuk dëshirojnë të arrijnë gjë tjetër
përvecse të shkaktojnë kënaqësi të gjymtyreve dhe të epsheve të veta, t’I
kënaqin sytë e tyre, por ata nuk gjejnë guxim ta thonë këtë haptazi, andaj
fillojnë t’I maskojnë qëllimet e tyre me këso fjalë tërheqëse, pas së cilave
nuk qëndron gjë.
Prosperiteti, civilizimi, jeta në
universitet ( jashtë rregullave islame)nuk janë përvecse fjalë boshe.
Ata gënjejnë, ata nuk e njohin të
vërtetën, për ata e vërteta nuk është ajo e cila qëndron përballë së keqës, por
sipas tyre e vërteta është ajo e cila vjen nga perendimi, qoftë vallëzim a
lakuriqësi, përzierja nëpër universitete, zbulimi I trupit nëpër fusha sportive
a plazhe.
Ndërsa e keqe është cdo gjë që vjen nga
feja, xhamia dhe nga studimet fetare, edhe nëse nderi, udhëzimi, etika dhe
pastërtia, ajo e zemrës dhe ajo e trupit mësohet aty.
Në shtetet perendimore ka shumë familje
të cilat me një përzierje të këtillë të gjinive jo vetëm që nuk pajtohen, por
edhe e kundërshtojnë atë.
Ka shumë prindër atje të cilët nuk
lejojnë që vajzat e tyre të rritura të dalin me djem ose që ai ta shoqërojë
vajzën e tyre deri në kinema dhe nuk e lëshojnë atë gjersa nuk vertetohen
përmbajtjen e filmit, e nëse e dinë përmbajtjen e tij dhe binden se filmi nuk
ka skena të fëlliqura, atëherë I lëshojnë ato që të shkojnë në kinema.
Une me këtë nuk po ju mbaj ligjeratë
të rinjve, e as nuk pres që të dëgjojnë.Une e di se ata mund të më
kundërshtojnë dhe të mos pëlqejnë menimin tim,për arsye se shumë kënaqësi të
cilat I kanë në dorë po ua ndaloj.Une po ju drejtohem juve, femrave të reja.
Askush nuk do të pësojë më shume se j. Mos u bëni viktimë e iblisit
(shejtanit). Mos I dëgjoni fjalët e atyre të cilët ua zbukurojnë jetën e përzier
me meshkuj në emër të lirisë, qytetërimit, prosperitetit dhe shpirtit
universal. Për arsye se shumica e tyre nuk janë të martuar dhe nuk kanë fëmijë
dhe nuk u intereson asgjë tjetër përvecse kënaqësia trupore.Ndërsa une jam baba
I pesë vajzave dhe kur ju mbroj ju, I mbroj edhe vajzat e mia dhe ju dua të
mirën sikur që ua dua vajzave të mia.
Askush prej tyre nuk do të kujdeset që
ta kthejë nderin e humbur të femrës,e nëse femra bie moralisht, nuk mund të
gjesh askënd t’I ndihmojë asaj dhe ta ngrejë nga ajo ndytësi,por përkundrazi I
sheh që të gjithë se si vrapojnë pas bukurisë së saj, e nëse refuzon largohen
prej saj, sikur që qentë ikin nga ngordhësira në të cilën nuk ka mbetur asnjë
copë mishi.
Kjo është e vërteta e mos I dëgjo të
tjerët.Dhe dije se celësat e përmirësimit janë vetëm në duart e tua e assesi në
duart tona, të meshkujve. Nëse ti do, mund të përmirësohesh e edhe të tjerat të
përmirësohen.
PAQJA
DHE SHPËTIMI I ALL-LLAHUT QOFSHIN MBI JU