islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
455 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 455 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty96%ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty0%ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty0%ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty0%ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty1%ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty2%ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 ESMA BIJA E EBU BEKRIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



ESMA BIJA E EBU BEKRIT Empty
MesazhTitulli: ESMA BIJA E EBU BEKRIT   ESMA BIJA E EBU BEKRIT EmptyThu 3 Jun 2010 - 23:52

“Esma ka jetuar njëqind vjet e nuk i ka rënë asnjë dhëmb a dhëmballë dhe në asnjë moment nuk e humbi mendjempreh­tësinë e saj, edhe përkundër pleqërisë së thellë.” (Biografët).
Kjo është Esma ‑ sahabeja e famshme e mbuluar me kurora lav dish nga të gjitha anët. Babai i saj ishte shoku më i afërt i Resulullahut, gjyshi i saj ishte sahab, motra e saj ishte sahabije, burri i saj ka qenë sahabij dhe kjo mjafton që ajo vërtet të jetë krenare dhe e famshme.
Pra, babai i saj ishte Ebu Bekër Siddiku, shoku më i ngushtë i Pejgamberit a.s. gjatë jetës së tij, kurse pas vdekjes së Resulullahut ishte edhe kalif (udhëheqës i muslimanëve).
Gjyshi i saj ishte Ebu Atik, babai i Ebu Bekrit.
Motra e saj ishte nëna e besimtarëve ‑ Aishja r.a.
Burri i saj ishte ndihmëtari i të Dërguarit a.s. ‑ Zubejr bin Avvam. Kurse djali i saj ishte Abdullahu. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë.
Thënë shkurt, mjafton të themi se kjo është Esma ‑ bija e Ebu Bekër Siddikut.
Esma ishte ndër të parat që pranoi Islamin, ngase këtë hap e kishin ndërmarrë para saj vetëm shtatëmbëdhjetë veta.
Është titulluar si “pronare e dy shokave ‑ brezave”, sepse duke ua përgatitur ushqimin për udhëtim Pejgamberit a.s. dhe ba bait të saj, atë ditë kur ata emigronin (bënin hixhretin), kishte bërë gati edhe një enë me ujë, por pasi që nuk gjeti diçka që t’i lidhë ato, e grisi shokën e saj në dy pjesë dhe me njërën e lidhi ushqimin, kurse me pjesën tjetër lidhi enën me ujë. Atëherë, Pejgamberi a.s. bëri lutje për të që ato dy pjesë të shokës së saj, Allahu xh.sh. t’ia zëvendësojë me dy shoka ‑ breza në xhenet. Ky është shkaku që ajo është titulluar me ofiqin “pronare e dy shokave”.
Ajo u martua me Zubejr bin Avvamin, i cili ishte një dja losh i varfër, pa shërbëtor që t’i shërbejë atij dhe pa pasuri me të cilën do t’i mbante fëmijët, përveç një kalë me të cilin kryenin ne vojat elementare të shtëpisë.
Ajo sillej mirë me Zubejrin dhe i shërbente atij, duke u kuj desur edhe për kalin e tij, duke e ruajtur dhe duke i shtypur drithë për ushqim, derisa Allahu ia hapi Zubejrit rrugën e pasurimit dhe u bë njëri prej shokëve më të pasur të Muhammedit a.s.
Kur Esmës iu dha rasti për t’u shpërngulur për në Medinë, ajo me bindjen e saj në Fenë Islame, në Allahun xh.sh. dhe në Pejgam berin e Tij, edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë në djalin e saj Abdullahun, i përballoi të gjitha dhe kjo nuk e pengoi asgjë për të emigruar, dhe posa arriti në Kuba e lindi fëmijën e saj.
Muslimanët e madhëruan Allahun dhe brohoritën nga gëzimi, sepse ky qe fëmija i parë që u lind si muhaxhir në Medinë.
Ajo e barti fëmijën deri te Pejgamberi a.s. dhe e vendosi në pre hër të tij, kurse ai bëri dua për të, mori pak lëng nga goja e tij dhe e vuri në gojën e foshnjës, i cili e përpiu atë. Kështu që gjëja e parë që përpiu foshnja ishte lëngu i dhënë nga Pejgamberi i Zotit xh.sh.
Personaliteti i Esmës karakterizohet me virtyte të larta, karak ter të fortë dhe arsye të shëndoshë, veti këto të cilat i kanë vetëm njerëzit e rrallë.
Ajo ishte një bujare e madhe, e për të na rrëfen djali i saj Abdullahu, i cili thotë: “Nuk më ka rastisur të shoh gra më bujare sesa tezen time Aishen dhe nënën time Esmën, por bujaria e tyre ndryshon: Sa i përket tezës sime, ajo mblidhte pak nga pak derisa mblidhte aq sa mjaftonte dhe pastaj ua ndante atë nevojtarëve, kurse nëna ime nuk linte asgjë për nesër, por menjëherë e shpërndante.”
Esma ishte inteligjente dhe e mençur dhe dinte ta gjejë veten në pozita të vështira e të palakmueshme.
Mençuria e saj u dëshmua kur Ebu Bekri u nis për të emigruar du ke e shoqëruar Muhammedin a.s. dhe mori me vete tërë pasurinë, vlera e së cilës arrinte në gjashtë mijë dërhemë, duke mos lënë asgjë për fëmijët e tij…
Kur Ebu Kuhafe, i ati i Ebu Bekrit, i cili ishte politeist, u infor mua për këtë, erdhi në shtëpi të të birit dhe i tha Esmës: Për Zotin, po e shoh se ai me marrjen e pasurisë me vete u ka shkak tuar vuajtje, ashtu sikurse iu ka shkaktuar vuajtje me vetë largimin e tij, mirëpo Esma iu përgjigj: Jo, kurrsesi o gjyshi im, në të vërtetë ai na ka lënë pasuri të mjaftueshme, pastaj mori ca gurë të vegjël dhe i vendosi në një dollap në të cilin lënin pasurinë e tyre më parë, i mbuloi gurët me një rrobe dhe pastaj e mori gjyshin e vet për dore, ngase ai e kishte të pamurit e dobët, dhe i tha: “O gjyshi im, shiko sa pasuri na ka lënë” kur ai e lëshoi dorën mbi gurët e mbuluar me rroba kujtoi se janë të holla dhe gurë të çmueshëm dhe tha: “Nuk është keq, nëse ua ka lënë tërë këtë pasuri.”
Me këtë Esma dëshiroi që ta qetësojë shpirtin e plakut dhe që të mos e obligojë t’i ndajë diç nga pasuria e tij… Ajo e bëri këtë, nga se e urrente që t’ia shtrijë dorën një idhujtari, qoftë ai edhe gjy shi i saj.
Nëse historia i lë në harresë të gjitha qëndrimet e Esmës ‑ bijës së Ebu Bekrit, kurrsesi nuk mund të harrohen mendjemprehtësia, vendos mëria e pashoqe dhe fuqia e besimit‑imanit me rastin e taki mit të fundit me djalin e saj.
Kur djali i saj, Abdullah bin Zubejri, u zgjodh sundimtar (kalif) pas vdekjes së Jezid bin Muavije, botërisht e përkrahën Hixhazi, Egjipti, Iraku, Horasani dhe shumica e vendeve të Shamit. Por, Benu Umejët, me qëllim që ta luftojnë atë, menjëherë bënë dyndjen e ushtrisë së madhe nën komandën e Haxhxhaxh bin Jusuf The kafiut. Në mes tyre u zhvillua një betejë e përgjakshme, në të cilën Abdullahu tregoi trimëri të pashoqe, ashtu siç i ka hije një kalorësi trim.
Kur përkrahësit e tij filluan të shpartallohen dalëngadalë, atë he rë ai u strehua dhe u mbrojt te Qabeja, së bashku me ata që ki­shin mbetur me të për ta mbrojtur Qabenë e madhërishme. Disa orë para rënies së tij dëshmor, ai hyri tek e ëma, Esma, e cila atëbotë ishte plakë njëqindvjeçare dhe e kishte lënë të pamurit, e i tha:
- Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, oj nëna ime!
Ajo ia ktheu: – Gjithashtu edhe mbi ty, o Abdullah… Ç’e mirë të solli ty në këtë kohë, kur gurët të cilët po i hedhin menxhenikët e Haxhxhaxhit (menxhenik ishte mjet lufte me anën e të cilit hidheshin gurë e të ngjashme mbi fortifikata të ndryshme) mbi ushtrinë tuaj në Qabe po i dridhin tmerrësisht edhe shtëpitë e Mekës?
Abdullahu iu përgjigj: – Erdha të marr mendimin tënd, oj nënë.
Ajo i tha: – Ta marrësh mendimin tim!! Për çka?!
Ai tha: – Njerëzit më kanë braktisur dhe janë larguar prej meje nga frika e Haxhxhaxhit ose nga lakmia për atë që ka ai, sa që edhe fëmijët dhe familja ime janë larguar nga unë, e me mua ka mbetur vetëm një numër i vogël prej njerëzve të mi. Sado që durimi i tyre të jetë i madh dhe të kenë qëndrim burrëror, ata nuk do të mund të bëjnë ballë më tepër se një apo dy orë, kurse të dërguarit e Benu Umejëve më kanë vërshuar me bisedime duke më premtuar se do të më japin në këtë botë atë që dëshiroj, me kusht që unë t’i hedh armët dhe t’i nënshtrohem Abdulmelik bin Mervanit. Ç’mendon ti për këtë oj nënë?
Ajo ngriti zërin lart dhe tha: – Kjo është çështje e jote personale, o Abdullah, dhe më së miri vetë mund ta dish… Nëse je i bindur se çështja jote është e drejtë dhe se ti thërret në drejtësi, atëherë duro dhe qëndro, ashtu sikurse kanë duruar dhe qëndruar shokët e tu të cilët janë flijuar nën flamurin tënd…
Por, nëse ti e dëshiron këtë botë, atëherë sa rob i keq do të ishe. E shkatërrove veten dhe njerëzit e tu.
Ai tha: – Por, vrasja ime qysh sot do të jetë e pashmangshme.
- Nuk ka gjë, – tha ajo, flijimi është më i mirë për ty sesa t’i dorëzo hesh Haxhxhaxhit me dëshirë dhe të luajnë djelmoshat e Benu Umejës me kokën tënde.
Abdullahu iu përgjigj duke i thënë:
- Nuk i frikësohem vrasjes, por frikësohem se ata do të luajnë me kufomën time.
Ajo i tha birit të saj: – Nuk ka çka të frikësohet njeriu pas vdekjes, sepse as delja e therur nuk e ndjen rrjepjen e lëkurës…
Atëherë Abdullahut i shndriti fytyra dhe tha:
- E bekuar qofsh, oj nëna ime! Të bekuara qofshin virtytet dhe karakteri yt i lartë! Unë nuk të kam ardhur ty në këtë kohë për asgjë tjetër, përveç të dëgjoj prej teje atë që e dëgjova, kurse Allahu e di se unë nuk jam as i lodhur e as i dobësuar, Allahu është dëshmi tari im se unë nuk e bëra këtë duke lakmuar në të mi rat e kësaj bote, përkundrazi jam i hidhëruar dhe i prekur, ngase kërkohet për t’u lejuar haramet. Ja, unë veç po nisem në atë që ti dë shiron. Nëse vritem, mos u pikëllo për mua, dorëzoja çësht jen tën de Allahut xh.sh.
Ajo tha:
- Do të pikëllohesha për ty, sikurse të vriteshe në rrugë të gabuar.
Abdullahu i tha asaj:
- Bindu se vërtet biri yt kurrë nuk e ka përkrahur një punë të urryer (të keqe), as që ka bërë ndonjë të ligë, as nuk ka devijuar nga rruga e Perëndisë e as që e ka tradhtuar amanetin. Dije se djali yt kurrë nuk e ka përkrahur tiraninë as ndaj muslimanëve e as ndaj jomuslimanëve lojalë dhe nuk kishte tek ai gjë më të vlefshme dhe më meritore se kënaqësia e Allahut të Madhëruar… Këtë nuk e them për ta pastruar vetveten, sepse Allahu është më i dijshëm për mua sesa unë, por them këtë për të të dhënë durim e kurajë në zemrën tënde.
Esma ia ktheu:
- Falënderimi dhe Lavdia i qoftë Allahut, i cili të drejtoi në atë që Ai dëshiron dhe në atë që edhe unë dëshiroj. Afrohu pranë meje, o biri im, që ta ndjej erën tënde dhe ta ledhatoj trupin, sepse ky mund të jetë takimi im i fundit me ty.
Abdullahu e afroi fytyrën te duart dhe këmbët e saja, ia mbuloi ato me puthje, kurse ajo e afroi hundën e saj te koka, fytyra dhe fyti i tij dhe e nuhati erën e tij, duke e prekur dhe puthur. Pastaj me duart e saj filloi t’ia prekë trupin dhe kur e preku gjoksin e tij, për një çast u ndal, i tërhoqi duart prej tij dhe tha:
- Ç’është kjo që e ke veshur, o Abdullah?!
Abdullahu iu përgjigj:
- Kjo është këmisha ime e hekurt.
Ajo i tha:
- O biri im, kjo nuk është rroba e atij që dëshiron të bjerë dëshmor ‑ shehid.
Ai i tha:
- Por, e kam veshur për të qetësuar ty dhe zemrën tënde.
Ajo i tha birit të saj:
- Zhvishe atë, sepse ajo është pengesë e fortë për mbrojtjen dhe trimërinë tënde, është e fortë për kërcimin tënd. Pa të lëvizja është më e lehtë, e në vend të saj vishe një këmishë të gjatë, që kur të vritesh të mos zbulohet trupi (avreti) yt.
Abdullahu e zhveshi këmishën e hekurt dhe veshi një këmishë të gjatë (jo të hekurt), e mbërtheu atë dhe shkoi te Qabeja për të vazh duar luftën me ushtarët e tij, duke thënë: – Mos më ndaj prej dua së (lutjes), oj nënë.
Në ato çaste ajo drejtoi duart kah qielli e tha:
‑ O Zoti im, mëshiroje ngritjen e tij natën për të falur namaz dhe qasjen e tij të fortë në terrin e natës, kur njerëzit e tjerë flenë… O Zoti im, mëshiroje atë (Abdullahun) kur ai është i uritur dhe i etur derisa është agjërueshëm.
‑ O Zot! Mëshiroje mirësinë dhe sjelljen e tij të mirë ndaj ba bait dhe nënës së tij…!
‑ O Zoti im, unë tashmë e kam dorëzuar në duart e Tua, jam e kënaqur me atë që ia ke caktuar atij dhe më dhuro mua për të nga sevapet e atyre që durojnë për hir të Madhërisë Sate!
Ende pa perënduar dielli i asaj dite, Abdullahu iu bashkua dëshmorëve të tjerë dhe shkoi në fqinjësi të Allahut të vet.
Vetëm pak ditë pas flijimit të tij, atij iu bashkua edhe e ëma e tij ‑ Esma, bija e Ebu Bekrit, pas njëqind vjet jetese në këtë botë. Asaj nuk i kishte rënë as dhëmbë e as dhëmballë, dhe asnjë herë nuk e kishte humbur mendjemprehtësinë e saj, edhe përkundër pleqërisë së thellë.
Marrë nga libri:
“FRAGMENTE NGA JETA E SAHABËVE”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ESMA BIJA E EBU BEKRIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mesazh nga Esma....
» Rabbimizin isimlerini Taniyalim Esma-ül Hüsna
» Dashuria e Ebu Bekrit r.a.
» Emri dhe prejardhja e Ebu Bekrit
» QEFINI I HAZRETI EBU BEKRIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Tregime mbi as-habet r.anha-
Kërce tek: