“Shirat e shumta shkaktuan përmbytje në Afganistanin perëndimor, duke vrarë të paktën 17 vetë dhe shkatërruar me qindra shtëpi”, tha një zyrtar i qeverisë këtë të shtunë.
“Prej dy ditësh mbetën të vdekur 12 persona në Jawzjan dhe dy të tjerë në Badghis, krahina që kufizojnë Turkmenistanin”, tha Hasibullah Shir Khani, një zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Administrimit të Katastrofave në Afganistan.
“Dy të tjerë u vranë në Herat dhe një tjetër në provincën Sar-e Pul”, shtoi ai. Më shumë se 500 shtëpi u shkatërruan.
Përmbytjet kanë krijuar tashmë një situatë të dëshpëruar. Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur në Afganistanin perëndimor nga thatësira e madhe e vitit të kaluar. Përmbytjet në fillim të marsit shkaktuan shkatërrime të mëtejshme dhe e vunë vjeljen e grurit të këtij viti në rrezik.
“Përmbytjet kanë shkatërruar qindra shtëpi, disa vende historike, mijëra hektarë tokë bujqësore, ura dhe autostrada”, tha Jilani Farhad, një zëdhënës për provincën Herat./tch