Të bëhem astronaut... Kjo është një prej ëndrrave kryesore të fëmijëve. Por në përgjithësi ajo mbetet vetëm ëndërr. A e keni menduar ndonjë herë se me çfarë vështirësh duhet të përballet një astronaut? Le t’i hedhim një sy udhëtimit të një astronauti normal:
Astronauti futet brenda anijes kozmike. Bëhen kontrollet dhe përgatitjet e fundit. Rreth 16 sekonda para nisjes sistemi i ftohjes së zërit godet me ujë raketat. Qëllimi kësaj është parandalimi i dëmtimeve prej akustikës. Gjatë këtij procesi harxhohen plot 1 milion litra ujë; nuk e keni lexuar gabim, janë pikërisht 1 milion litra ujë! Kanë mbetur vetëm 10 sekonda para nisjes! Fillon djegia e gazrave brenda anijes kozmike. Një vonesë prej vetëm një sekond, mund të shkaktoj fatkeqësi të tmerrshme.
Motorët fillojnë të punojnë. Motorët e marrin lëndën djegëse nga një tank portokall që të gjithë e kemi shikuar në fotografi. Brenda 3 sekondash motorët duhet të arrijnë performancën e nevojshme për lëshim. Në momentin që arrihet kjo performancë kompjuteri jep urdhrin e nisjes dhe raketat e ndihmojnë anijen kozmike që të lartësohet në qiell. Momenti i nisjes është përfundimtar dhe nuk ka kthim pas. 1-2 sekonda pas nisjes, kompjuteri qendror jep urdhrin që ndan pjesët që e mbajnë anijen kozmike pas platformës. Tashmë ajo është e lirë për të fluturuar!
Pas nisjes astronautët japin raporte të vazhdueshme. Këtë veprim ato e bëjnë në një nxitim prej 4 – 5 gram. Pra nëse një astronaut në tokë peshon 80 kg , në atë moment e ndjen veten si 350-400 kg. Për ta përballuar një gjë të tillë duhet të kesh rezistencë të mrekullueshme. 2 minuta pas nisjes, në lartësinë prej 50 km; raketat pranë anije kozmike shkëputen dhe bien në tokë të pajisura me parashuta. Ndërkohë anija kozmike vazhdon udhëtimin e saj me një shpejtësi prej 5.500 km/orë!
Pas 8.5 minutash anija kozmike arrin në lartësinë prej 27.000 km! Në 113 km lëshohet edhe tanku portokall. Gjatë kësaj kohe astronautët vazhdojnë ta ndjejnë veten 4-5 herë më të rëndë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në një shtypje të tillë! Më pas anija kozmike zë vend në orbitën e Tokës dhe sillet rreth saj. Një sjellje e plotë zgjat 90 minuta. Kjo nënkupton që brenda 24 orëve astronauti shikon 16 herë lindjen dhe perëndimin e Diellit!
Astronautët përfundojnë misionin e tyre dhe bëhen gati për kthimin në shtëpi. Teksa hyjnë në atmosferën e Tokës, në lartësinë prej 120 km anija kozmike fillon të digjet. Ndërkohë shpejtësia është 8 km në sekondë. Anija zbret në tokë pa përdorur motorë prandaj ajo ka vetëm 1 shans për të zbritur në tokë. Astronauti duhet të jetë super-njeri për ta arritur një gjë të tillë, për të zbritur në tokë anijen kozmike duke e ditur se ka vetëm një shans! Ja pra, ky është udhëtimi i vështirë i astronautit. Mund të themi se gjërat nuk janë edhe aq të bukura sa i kemi ëndërruar. Çfarë mund të themi më? Allahu u dhëntë durim!