islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
92 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 92 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty96%Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty0%Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty0%Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty0%Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty1%Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty2%Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. Empty
MesazhTitulli: Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.   Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15

Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi. 20190411  Pesë vite të shkuara isha pesëdhjetë e dy vjeçe dhe kristiane. Nuk isha bërë kurrë anëtare e ndonjë kishe kristiane, por tërë jetën kisha qenë në kërkim të së vërtetës. Pata vënë këmbën në shumë kisha, e kisha studiuar me mësuesit e tyre. Asnjë nuk ia doli, e unë nuk njoha asgjë që të jetë e vërteta rreth Allahut. Biblën e kisha lexuar çdo ditë që nëntë vjeç. Nuk mund t’ju tregoj sa herë e kam kërkuar të vërtetën përgjatë shumë viteve. Studiova shumë besime fetare në kërkimin tim për të vërtetën. Një vit të tërë studiova dy herë në javë me një prift katolik, por nuk munda ta pranoja besimin katolik. Çova një vit tjetër duke studiuar me Dëshmitarët e Jehovait, e nuk e pranova as besimin e tyre. Kalova thuajse dy vite me Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme, (pra, me mormonët), e përsëri nuk e gjeta të vërtetën. Kisha një mik hebre, dhe kishim shumë diskutime mbi besimin hebraik. Vajta në shumë kisha protestante, në përpjekje për t’u gjetur përgjigje pyetjeve të mia. Zemra më thoshte se Jezusi nuk ishte Zot, por një profet, se Adami dhe Eva ishin përgjegjës për mëkatin e tyre, jo unë. Më thoshte se duhej t’i lutesha Zotit, e asnjë tjetri. Arsyeja më bënte të ditur se unë isha përgjegjëse për punët e mia të mira e të këqija, e se Zoti nuk do të merrte kurrë formën e një njeriu për të më treguar se nuk isha përgjegjëse. Ai nuk kishte nevojë të jetonte dhe të vdiste si një krijesë njerëzore; tekefundit, Ai është Zot! E kështu, isha plot pyetje, dhe i lutesha Zotit për ndihmë. Kisha vërtet frikë se mos vdisja pa e ditur të vërtetën. U luta pa fund. Mora nga predikues dhe priftërinj përgjigje të tilla si, “Ky është një mister.” E ndjeja se Zoti dëshironte që njerëzit të shkonin në parajsë, kështu që nuk mund ta fshihte mënyrën si të shkohej atje, si të çohej jeta në përputhje me të, e si të kuptohej Ai. E dija në brendësi se gjithçka që po dëgjoja ishte e pavërtetë.
Zbulimi im
Rreth katër mote më parë u tërhoqa nga detyra pas njëzet e katër viteve si punonjëse policie. Im shoq po ashtu u tërhoq si një punonjës policie. Punonjësit e policisë anekënd botës kanë një lidhje të përbashkët, të cilën ne e quajmë vëllazëria apo motëria e zbatimit të ligjit. Ne gjithmonë e ndihmojmë njëri-tjetrin, pa marrë parasysh departamentin apo vendin. Atë vit mësova se ca punonjës policie nga Arabia Saudite që kishin ardhur në Shtetet e Bashkuara për të mësuar anglisht në një universitet lokal dhe për të ndjekur një akademi policie po kërkonin ndihmë. Ata ishin në kërkim të shtëpive ku t’u hapej dera e të jetonin me familjet pritëse për të mësuar zakonet amerikane e për të praktikuar anglishten.
Im bir po e rriste i vetëm mbesën time. E ndihmuam atë të gjente një shtëpi afër nesh, për t’iu ndodhur pranë. Biseduam me tim shoq dhe vendosëm se do të qe mirë t’i ndihmonim këta punonjës policie. Do të ishte dhe një mundësi për mbesën tonë që të mësonte mbi njerëz nga një vend tjetër. Më thanë se të rinjtë ishin myslimanë, dhe qeshë shumë kureshtare. Një përkthyes i Universitetit Shtetëror të Arizonës na solli një djalë të ri, të quajtur Abdul, për të na takuar. Ai nuk mund të fliste anglisht. I treguam një dhomë gjumi dhe një banjë, që do të ishin të tijat gjatë qëndrimit me ne. Sjellja e tij e njerëzishme dhe plot respekt më bëri për vete.  Më pas në shtëpinë tonë sollën dhe Fahdin. Ai ishte më i ri dhe më i turpshëm, por i mrekullueshëm. Unë u bëra kujdestarja e tyre, dhe ne patëm shumë diskutime të përbashkëta mbi punën e policisë, mbi SHBA-të, mbi Arabinë Saudite, mbi Islamin, etj. Vura re si e ndihmonin njëri-tjetrin, si dhe gjashtëmbëdhjetëvjeçarët e tjerë që kishin ardhur për të mësuar anglisht. Gjatë vitit që ishin këtu, do t’i admiroja dhe respektoja Abdulin dhe Fahdin për moslënien e kulturës amerikane që të kishte ndikim mbi ta. Shkonin në xhami, kryenin lutjet e tyre sado të lodhur të ishin, dhe ishin gjithmonë të kujdesshëm për atë që hanin. Më treguan si të gatuaj ca ushqime tradicionale saudite, e më morën në tregjet e restorantet arabe. Me mbesën time ishin shumë të dashur. Mua dhe tim shoq na trajtuan me shumë respekt. Një ditë u kërkova një Kuran. Doja të lexoja se ç’thoshte. Nga ambasada e tyre në Uashington më sollën një Kuran në anglisht, kaseta magnetofoni, e libra të vegjël. Me kërkesën time, ne filluam të flisnim mbi Islamin (ata duhej të flisnin anglisht, dhe ky u bë fokusi i sesioneve tona të mësimeve private). “Bijtë për shpirt” do të ktheshin në Arabinë Saudite, dhe unë bëra një darkë me të gjitha ushqimet e tyre tradicionale më të pëlqyeshme (ca i mora të gatshme, ngaqë nuk dija t’i gatuaja të tëra). Bleva një hixhab dhe një abaja. Doja që ata të ktheheshin në vendin e tyre duke më kujtuar të veshur siç duhet, si një motër myslimane. Përpara se të hanim, thashë shehadetin. Djemtë klithën e qeshën, dhe kjo ishte shumë e veçantë. Besoj brenda meje se Allahu i dërgoi djemtë në përgjigje të lutjeve të mia për vite me radhë. Besoj se Ai më zgjodhi mua për ta parë të vërtetën me dritën e Islamit. Besoj se Ai ma dërgoi Islamin në shtëpi. E lëvdoj Atë për mëshirën, dashurinë dhe dhembshurinë ndaj meje.
Ngjanë shumë ndryshime
Djemtë e mi sauditë ikën rreth një javë pas konvertimit tim. Më mungonin shumë, por prapë isha e lumtur. I isha bashkuar xhamisë lokale thuajse menjëherë pas kthimit në Islam. Kisha ndeshur një pritje të ngrohtë nga bashkësia ime e re myslimane. Mendoja se të gjithë myslimanët ishin si djemtë e mi sauditë, e si oficerët e tjerë sauditë që kisha takuar e me të cilët kisha kaluar kohë gjatë vitit të shkuar. Familja ime ishte ende e tronditur. Ata kujtonin se do të jepesha për njëfarë kohe pas kësaj feje të re, do të pezmatohesha, e do të lëvizja në një fe tjetër, siç kisha bërë gjatë jetës sime si e rritur. U habitën me ndryshimet që nisa të bëja në jetën time të përditshme. Bashkëshorti im është një njeri i kuptueshëm, e thoshte, “në rregull,” kur tregoja se do të shkonim të hanim ushqime hallall, apo të eliminonim ushqimet haram. I shkruajta një letër familjes sime jomyslimane. U tregova mbi konvertimin tim, e se ç’do të ndryshonte e çfarë nuk do të ndryshonte në marrëdhëniet tona familjare. Nuk më thanë gjë, dhe unë vazhdova të punoj për të mësuar faljen e namazit, e të lexoj Kuran. U bëra aktive në grupe motrash në internet, dhe kjo ma lehtësoi mësimin e besimit të ri. Po ashtu, kur mund të largohesha nga puna, shkoja në xhami në orët e mësimit të “Parimeve bazë të Islamit”. Isha ende një punonjëse policie, dhe ishte e vështirë, jo, e pamundur, të mbuloheshe. Kjo u bë një burim shqetësimi dhe pakënaqësie për mua. Duheshin vetëm tetë muaj për t’u tërhequr nga detyra, dhe kërkova që të punoja në shtëpi e të komunikoja që andej. Kërkesa m’u plotësua. Jeta ime ka ndryshuar fort gjatë këtyre katër viteve. Familja ime e ka pranuar me maturi dhe zemërgjerësi që unë jam myslimane dhe do të mbetem myslimane. Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut që më kurseu nga sprovat e aq shumë të konvertuarve, që duhet të merren me familjen, e cila përpiqet t’ua prishë mendjen e t’i largojë prej Islamit. Pasi vizitova një numër xhamish dhe më ra në sy se ato ishin si Kombe të Bashkuara të vogla, fillova të shoh se grupet brenda tyre ishin përgjithësisht të formuara për shkak të gjuhës dhe kulturës, e jo nga pëlqimi apo mospëlqimi i një personi. U ndjeva mirë se pavarësisht këtyre dallimeve, unë mund të shpresoja gjithmonë për një buzëqeshje dhe një Esselamu Alejkum! Kohë më pas fillova të jepem pas motrave myslimane të kthyera në Islam si unë. Ne kemi shumë të përbashkëta, kalojmë të njëjtat sprova, si të qenit anëtarë të familjeve jomyslimane, vështirësitë në shqiptimin e arabishtes, të qenit vetëm në festat islame, dhe mospasjen e një anëtari të familjes me të cilin të ulesh për të ngrënë pas mbarimit të agjërimit gjatë ramazanit. Teksa isha më pak në gjendje për të bërë shërbime komunitare, kërkova mënyra të reja për të kontribuar për bashkësinë myslimane. Vijova të kërkoja ndihmën e Allahut për këtë. Një ditë, mbesa më sugjeroi të shkruaj një libër mbi djemtë sauditë, mbi Islamin, e mbi përvojën e familjes sime me Islamin. Vendosa të shkruaja libra, e të përfshija gjithashtu histori të një grupi vajzash të reja, myslimane dhe jomyslimane, që ishin mikesha. Historitë do të kishin pjesë të tyre problemet e ndeshura nga vajzat në shkollë dhe në shtëpi, dhe unë do të shfrytëzoja dijen time mbi Islamin si një udhëzuese për këto karaktere të librave. Krijova një grup në internet me motra autore, e kjo çoi në formimin e një lidhjeje, të një organizate ndërkombëtare, të marrë formë për t’u siguruar mbështetje autoreve myslimane. Bëra në mend që një pjesë të madhe të fitimeve të mia nga shitja e librave ta shpenzoj për të blerë libra për bibliotekat islame të fëmijëve. Kisha zbuluar se libraritë e tilla kishin shumë rafte bosh, në të cilat duhej të gjendeshin librat islamë. Unë kam ende shumë për të mësuar mbi Islamin. Kurrë nuk lodhem së lexuari Kuranin, dhe më pëlqen që në kohë të lirë të lexoj mbi figurat e spikatura, historike, myslimane. Kur jam e pasigurt për diçka mbi Islamin, shoh në Sunnetin e Profetit (paqja qoftë mbi të). Vështroj si ai u përgjigjej situatave, dhe e përdor këtë si udhërrëfyes për mua. Udhëtimi im në Islam ka për të vazhduar dhe unë shoh përpara për përvoja të reja. Unë e falënderoj Allahun çdo ditë për mëshirën dhe dashurinë e Tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje shtepi ne fund te xhenetit,nje shtepi ne mesin e xhenetit dhe nje shtepi ne majen e xhenetit
» Allahu Ekber 42 kinez pranojn islamin per nje dite..
» E dërgoi nënën në ambulancë, por e la në strehimore pleqsh
» Në shtëpi kemi një problem
» Kjo është këpuca që "të çon në shtëpi"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Kthime në Islam-
Kërce tek: