Hudbe e xhumas
04.10.2019
Islamichen Verein Frankenthal
LigjeruesIlaz ef Salihi
Tema: "I Falimentuari i Ahiretit"
Falënderimet dhe lëvdatat më të mëdha janë për Allahun e Madhëruar, Zotin dhe Krijuesin e të gjitha botëve. Selami dhe përshëndetjet tona qofshin edhe për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin Alejhisselam, mbi familjen e tij të madhe, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që jetuan me të vërtetën në zemër.
Xhemat inderuar! Xhumat e kaluara neve kemi folur mbi ahiretin e cila është jeta jonë e përhershme drejtë të cils patjetër se do të shkojm me vete do ta marim atë që në këtë botë e fitojm, dhe vendi jonë atje do të jetë ashtu siç e meritojm. Folim dhe përkujtohemi përahiretin ngaqë shumë pak mos them hiq edhe atë vetëm një pakic mendojn për ahiretin ndërsa shumica janë kapur pas kësaj bote dhe të mirat e saja të përkohshme. Në ajetin e javës së kaluar Allahuxh.sh na përkujtonte se ata që besojn dhe bëjn punë të mira ju takon xheneti firdeus q shtë i prhershëm,por për të ariturderi atje ka bajgishum punë ngaqë shtë Dita e gjykimit, është peshorja,ura e siratit,pastaj ka njerëz edhe pse bjnëshumë punë të mira por i humbin ato dhe ditën e Gjykimit mbeten pa asgjë të falimentuar. Atëher nisur nga kjo hymje tema jonë e sodit do të jetë: "I Falimentuari i Ahiretit"
Zoti ynë thotë ne Kuranin fisnik:
Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre? Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se po bëjnë mirë. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, prandaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e Gjykimit atyre nuk do t’u japim kurrfarë vlere”. (Kehf, 103-105).
Xhemat i ndershëm! Cili person quhet i falimentuar? I falimentuar është ai njeri, që ka shumë para, por me shumë se para ai ka borxhe dhe kur bën llogarinë, ai është i falimentuar. I falimentuar është ai njeri, që ka shumë ndërtesa në pronësi, po kur bën llogaritë, ai s’ka as shtëpinë e vet, pasi është i detyruar ta shesë edhe atë. I falimentuar është ai njeri, që mund të ketë shumë pasuri, por në fund fare edhe rrobën që ka veshur nuk e ka të tijën. I falimentuar është ai njeri, që ka bërë shume llogari, por s’ka bërë mirë llogaritë e vetes së tij, ky është i falimentuari i dynjasë. Realisht është për të ardhur keq për njerëz të tillë dhe mos na bëftë Zoti prej tyre.
Por ka një të falimentuar tjetër, që është i falimentuari i Ahiretit, i falimentuari i botës tjetër, i cili është më i keq se i dynjasë. Personit, që falimenton në dynja, mund t’i vijë bota në atë formë, saqë ta nxjerrë nga situata dhe bëhet përsëri pasanik, mund t’i dalë një shok dhe një mik që e nxjerr nga falimentimi, ndërsa atë të Ahiretit nuk ka kush e nxjerr prej falimentimit. Muhamedi (a.s) i pyeti një herë shokët e tij: “Cilin njeri e quani te falimentuar?” Ata i thanë: “I falimentuar tek ne o profet i Zotit është ai njeri, që nuk i ka mbetur asnjë grosh në xhep, asnjë dinar e asnjë dirhem”. Profeti (a.s) ua ktheu:
“Jo, ky nuk është i falimentuari i vërtetë. I falimentuari i vërtetë është ai i ditës së Kijametit, është ai që ka për të dalë përpara Zotit me shumë namaz, me shumë agjërim, me shumë sevape dhe shumë Haxhe, por ky njeri ka bërë edhe disa punë të tjera.
Ai ka ofenduar dikë, ka sharë dikë tjetër, një tjetër e ka rrahur, ndërsa një tjetri ia ka prekur nderin, ka vrarë dikë dhe ka derdhur gjakun e dikujt tjetër.
Ky fillon dhe jep borxhin e tij. Por atë ditë borxhi s’jepet me para, jepet me sevape. I jep të parit sevapet e veta, derisa e shlyen borxhin e të parit, por ka dy tre apo katër njerëz që u ka borxh, që u ka hyrë në hak. Kështu vjen fundi dhe atij i mbarojnë sevapet, por akoma s’i ka larë borxhet e veta. Atëherë Zoti thotë: “Merr nga gjynahet e këtyre njerëzve, që u ke hyrë në hak!” Njeriu fillon e merr nga gjynahet e tyre dhe ato i rendohen mbi supe, derisa në fund e fusin në Zjarr”. Ky është i falimentuari përpara Zotit. Ka ardhur me male me sevape, dhe fundi i tij është zjarri i Xhehenemit. Ai, që kur i jep borxhet e tij, s’i ngelet kurrgjë, falimenton dhe fundin e ka në zjarrin e Xhehenemit.
I falimentuari i vërtetë tek Zoti është I falimentuari i vërtetë tek Zoti është ai që falet, por kurrë s’ka mësuar prej namazit të vet, është ai që agjëron një muaj, por kurrë s’ka marrë mësim prej këtij mësuesi të madh, është ai njeri që ka qenë në Haxh, por ai kurrë se ka respektuar emrin haxhi, është ai njeri që e quan veten musliman dhe njeri të mirë, por i ka hyrë në hak të tjerëve dhe kur fillon e lan borxhet e veta, s’i ngelet as edhe një sevap,përkundrazi përfundon në zjarrin e xhehenemit. Me të vërtetë imagjinoje një njeri të falimentuar.
Çfarë ia dogji sevapet këtij njeriu? Sevapet ja dogji ofendimi, gjuha e vet. Ai shan, ofendon dhe nëpërkëmb dinjitetin e njerëzve.
Ai me të vërtetë përmend emrin e Zotit me gjuhë, por po me atë gjuhe ai përmend fjalët e liga. Muhamedi (a.s) thoshte: “Ai që është besimtar, s’mund të jetë akuzues, s’mund të bëjë akuza të pabaza, ai s’mund të mallkojë, ai s’mund të jetë njeri i ulët, ai s’mund të jetë fjalëndyrë. Ai që i vepron këto punë, ai s’mund të jetë besimtar”.
Është e vërtetë sot, se në tre fjalë që thuhen. një e ke fjalë të pistë. Sot edhe plaku i vjetër skuqet nga turpi, ndërsa fëmija i vogël nuk skuqet prej kësaj fjale. Kjo është shumë e vërtetë, por besimtari është gjithmonë besimtar.
Atij i vjen turp, kur e dëgjon këtë fjalë e jo më ta thotë atë me gjuhën e tij. Ai njeri, që ka në gjuhën e tij emrin e Zotit, nuk duhet ta prishë atë me fjalë të pista, me fjalë të liga, se me të vërtetë këto fjalë të liga ia djegin punët. Mos përgojo të tjerët, mos merr gjynahet e të tjerëve e t’u japësh sevapet e tua.