Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani Wed 16 Oct 2019 - 4:24 | |
| Një prej shkencëtarëve dhe inxhinierëve të interesuar në sasinë e dhunës në Bibël dhe Kuran, ka krijuar softuerin ku ka futur tekstet e të dy librave. Edhe pse inxhinieri Tom Anderson nuk u nis me supozimin se Kurani ka më shumë fjalë të dhunshme në faqet e saj, hulumtimi nisi pasi mediat cekin myslimanët, xhihadistët dhe luftëtarët e ISIS-it që bëjnë krime në emër të Kuranit. Duke përdorur softuerin që iu deshën dy minuta për të analizuar tekstin dhe për të kategorizuar fjalët, Anderson shikonte se sa herë në njërin apo tjetrin libër ishin fjalët “lumturia”, “parandjenja”, “zemërimi”, “urrejtja”, “pikëllimi”, “befasia”, “frika” dhe “mirëbesimi”, raporton Independent. Gjatë analizës ai përdori Dhiatën e Vjetër, Dhiatën e re dhe Kuranin, që të tri këto të botuara në anglisht më 1957. Analizë e detajuar tregoi se Dhiata e Vjetër ishte shumë më ‘e dhunshme’ se Dhiata e Re dhe dy herë më ‘e dhunshme’ se Kurani. | |
|