Vizitor Vizitor
| Titulli: Vdekja e bukëpjeksësit shqiptar trondit opinionin slloven Sat 5 Jun 2010 - 16:31 | |
| Vdekja e bukëpjeksësit shqiptar trondit opinionin slloven Premte, 04 Qershor 2010 Vdekja e shtetasit të Maqedonisë, të cilit nuk i është ofruar ndihmë mjekësore pas punës 12-orëshe në furrë, shkaktoi një valë reagimesh në opinionin slloven, transmetojnë mediumet më autoritative sllovene. Policia sllovene tashmë filloi hetim lidhur me vdekjen e shtetasit të Maqedonisë Ferid S. (48), nën dyshimin se ekziston vepër penale për cenimin e shëndetit të njeriut. Shtetasi i Maqedonisë, i cili ka punuar në Slloveni, të shtunën me dhimbje të ashpër në gjoks ka kërkuar ndihmë mjekësore në shtëpinë shëndetësore në Lubjanë, ku i kanë thënë se nuk e ka të rregulluar sigurimin shëndetësor dhe se doemos do të duhej të paguaj deri 100 euro, nëse kontrolli nuk është emergjent. Një deputet i Partisë Liberale-Demokratike (PLD) i dërgoi ministrit të Shëndetësisë, Dorjan Marushiq, pyetje të deputetëve për mbrojtjen shëndetësore në Slloveni, duke theksuar se rasti me vdekjen e punëtorit nga Maqedonia, vetëm konfirmon emergjencën e reformës në shëndetësi. |
|