Fotogaleria e kanalit amerikan CNN, e titulluar "Protestat anti-qeveritare në Turqi" përfshinin një foto nga mitingu i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) nën moton "Respekt ndaj vullnetit të kombit”. Gabimi që ka bërë CNN duke futur fotografinë e përkrahësve të Erdogan, në listën e fotografive të protestave, ka bërë që mediet turke, por edhe vet kryeministri të tërheq vërejtjen për manipulimin e opinionit publik përmes lajmeve të jo balancuara.
Ndërsa galeria u emërua "Protestat anti-qeveritare në Turqi", fotoja paraqiste dhjetëra mijëra persona qe morën pjesë në një miting për të dëgjuar Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, takim i cili mblodhi pranë vetes rreth 1 milion mbështetës.
Fotoja e përkrahësve të Erdogan, e cila gjendej në mesin e 20 fotografive tjera nga protestuesit e dhunshëm të Gezi Parkut, shkaktuan reagime në mesin e mediave turke, por edhe në mesin e medieve sociale.
FOTON KONTRADIKTORE MUND TA GJENI KËTU:
www.cnn.com/2013/06/15/world/europe/turkey-protests/#world?hpt=world_zite1_featured