Fjala hyrëse, temë e këtij shkrimi, është një paralajmërim nga një hadith i Profetit a.s.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s këtë paralajmërim ia ka bërë një tregtari, të cilin e ka vërejtur që e shet mallin e lirë me një çmim të shtrenjtë dhe mallin me defekt me çmim sikur të mallit të mirë, duke iu referuar në këtë mënyrë:
"Ai që mashtron blerësin (myshteriun) sështë me ne". Kurse një nga lexuesit e mi që e ka lexuar më parë këtë paralajmërim timin, kur kupton se është mashtruar, ashtu i habitur ka ndjerë nevojë që ta parashtrojë këtë pyetje:
Në cilin vend dhe me çfarë lloji të mallit sështë me ne personi që mashtron?
Sigurisht që mashtrimi nuk është i ndërlidhur me vendin , kohën dhe atmosferën. Muslimani në asnjë mënyrë dhe tek ansjë lloj malli nuk mashtron blerësin e tij! Në fakt nuk mund ta mashtrojë, ose për të qenë më të qartë do të thosha nuk duhet mashtruar...Në qoftë se nuk do që ta përziej hallallin me harram dhe nëse nuk do që të vijë në një pozicion të një prijësi të një familjes që ushqen fëmijët dhe personat e familjes me kafshatë të gojës që do të jetë harram për ta.
Njerëzit duhet që të thonë lirisht se në qoftë se ky person që shet këtë mall është musliman, atëherë ky nuk mashtron.
Komshinjët lirisht duhet që ta shprehin mendimin e tyre në këtëmënyrë, nëse komshiun e kam fetar, atëherë unë nuk do të shoh asnjë dëm nga ai.
Blerësit duhet të mendojnë se një tregtar musliman që shet mallin në pazar, nuk mashtron blerësin e tij dhe e nxjerrë mallin e freskët përpara atij të vyshkur.
A ka mundësi që një person i cili mashtron blerësin e tij, të shpresojë nga i dërguari i Allahut, që thotë: Ai që mashtron nuk është me ne!, të bëhet ndërmjetsues për të në botën tjetër. A nuk duhet habitur nga veprimi i personit që nuk largohet nga mashtrimi?
Andaj, Profeti s.a.v.s ashtu siç ishte duke shetitur në pazarin e Medines vëren se tek një nga tregtarët, pjesa e mallit që ishte sipër dhe që mund të shihej, në krahasim me atë të poshtmen që nuk mund të shihej, nuk ishin të njejtë, dhe iu drejtua në këtë mënyrë:
Çfarë është kjo kështu o robi i Zotit? Malli i sipërm është ndryshe nga ai i poshtmi. Në pjesën që shihej gjendej malli i mirë, kurse në pjesën që nuk shihej gjendej malli jo edhe aq i mirë.Pasi që bëhet dëshmitarë për një padrejtësi të tillë, vjen edhe paralajmërimi që do ti dridhe shpirtat e muslimanëve: Kij Kujdes!
Ai që mashtron nuk është me ne. Ashtu siç është pjesa e sipërme e mallit, njësoj duhet të jetë edhe pjesa e poshtme, çfarë të ketë pjesa esipërme duhet të ketë edhe pjesa e poshtme. Blerësi nuk duhet të ndjejë se është i mashtruar...
Pra mos të vihet malli i mirë në pjesën e përparme të tezgës, ndërsa në pjesën që nuk shihet të vihet malli i prishur. Të zgjedhësh për të blerë mallin e mirë, ndërsa kur ta hapësh qesen në shtëpi të del malli i keq, kjo do të thotë se je mashtruar . Kjo gjë na brengos shumë ne që mashtrohemi, kurse tek mashtruesi ushqehet një ndjenjë djallëzore i të qenit dredhak. Po ku ngeli fuqia tronditëse e paralajmërimit:Ai që mashtron nuk është me ne!
Shitësi që ka punuar në dyqanin për veshmbathje të Hz.Imam Azamit, pasi ia dorëzoi paratë e robave të shitura, pronari i dyqanit zbuloi se shitësi kishte shitur një palë roba me defekt, por me çmim normal. Hazreti Imam Azami, pasi e kupton këtë gjë ndjen paratë e tepërta si ndonjë gjarpër, apo akrep në dorë, ndaj i thotë shitësit:
Shpejto shko gjeje blerësin që ia ke shitur veshjen, kërkoi falje për paratë e tepërta që ia ke marë dhe ktheja atij! Këtë e bën ngaqë ka filluar ta ndjejë veten sikur një musliman që e ka mashtruar blerësin e tij. Si do të shikojënë fytyrën e Profestit s.a..s i cili urdhëron se: "Ai që mashtron nuk është me ne!?".
Shitësi Junus bin Ubejd shkon vrap nëpër rrugët e Kufesë dhe më në fund e gjen blerësin , i kërkon falje për paratë e tepërta që ia kishte marrë dhe ia kthen ato. Imami i cili përfundimisht rehatohet, ngaqë ia kthen paratë blerësit, bën edhe paralajmërimin efundit: "Edhe njëherë nëse vepron në të nejtën mënyrë, duke ia shitur ndonjë personi mallin me defekt me çmim normal, ta dish se nuk do të mbajë më në këtë dyqan.Këtë dije kështu dhe mos e harro kurrë!
Po, i Dërguari i Allahut xh.xh kishte urdhëruar në këtë mënyrë, kurse ummeti i vërtetë i tij kishte vepruar sipas urdhërit të tij.Andaj, dua që tua përsëris edhe një herë të gjithë personave që e ndjekin Islamin mbrapsht, paralajmërimin e të dërguarit të Allahut xh.xh:
"Personi që mashtron me vetëdije nuk është me ne! Ata nuk do të jenë pjesë e ummetit që do ti ndërmjetsojëi Dërguari i Allahut.Kjo gjë duhet të dihet në këtë mënyrë dhe gabimi i një muslimani që mashtron , nuk duhet ti hidhet Islamit, por personit që e ka bërë këtë gabim.
Shkrujti: Ilaz Salihi
Autor: Ahmed Shahin
Marur nga: Revista Zaman.