Komisioni i të drejtave të njeriut pranë OKB-së, ka dënuar vendimin e një shkolle franceze për të përjashtuar një studente me origjinë indiane, me pretekstin se ka veshur hixhabin, mbulesën islame.
Në deklaratën e komisionit në fjalë, thuhet se respekti i laicitetit nga ana e zyrtarëve francezë, nuk u jep asnjë të drejtë për të përjashtuar një student apo studente, me pretekstin se po i përmbush obligimet e tij fetare, në rastin në fjalë se mban shaminë.
Deklarata thekson se mbajtja e hixhabit brenda ambienteve të shkollës nuk e cenon aspak institucionin përkatës dhe as të drejtat e studentëve të tjerë dhe liritë e tyre personale. Vendimi për përjashtimin e studentes vetëm se po praktikon besimin e saj fetar, është i gabuar dhe i pajustifikueshëm.
Avokatja turke Xhanan Ozenxhi, është shprehur lidhur me këtë deklaratë të komisionit në fjalë, të cilën e ka konsideruar tepër të rëndësishme, pasi do të merret si një model për të gjitha studentet myslimane që privohen nga arsimi me pretekstin e shamisë. /a.online/kohaislame