Dje Stambolli dhe Ajasofia përjetuan edhe një histori të çlirimit me entuziazëm.
Me rastin e 559 vjetorit të çlirimit të Stambollit, shoqata e të rinjëve të Anadollit organizoi aktivitetin “Festimet e Çlirimit” në kuadër të të cilit mijëra të rinjë morrën pjesë në faljen e namazit të drekës para Ajasofias. Ata bënë dua që Ajasofia të hapet përsëri për adhumurime. Për të mbështetur këtë aktivitet morrën pjesë të rinjë nga të gjitha qytetet e Anadollit.
Stambolli dhe Anadolli vërshoi drejtë Ajasofias
Pas çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmet Fatihu Ajasofia ishte shëndërruar në xhami, ndërsa në 78 vitet e fundit nuk është dëgjuar ezani në të. Ajasofia, si një prej simboleve të rëndësishme të çlirimit të Stambollit, ishte shëndrruar në muze në vitin 1934 në bazë të një vendimi shumë të diskutueshëm.
Rreth orës 14.00 para Ajasofias u mblodhën mijëra njërëz me sloganin “ Të thehen zingjirët, të hapet Ajasofia”, gjithashtu ata borhorisnin “emanetit të Fatihut do t’i dalim zot!”.
Pran Ajasofias në mëngjes është falur namazi i sabahut nga një grup prej 500 vetësh që i përkisnin organizatës Alperen. Ata ishin tubuar në shenjë proteste dhe në duar mbanin flamuj dhe pankarta.