Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: "Nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut vërtet që zemrat gjejnë prehje." (Kur'an, 13:28 ) Sun 6 Jun 2010 - 22:58 | |
| Erdhi njëherë një i ri tek mësuesi i tij dhe iu ankua për gjendjen e vet. I tha:
“Vështirësitë më kanë shtypur nga të gjitha anët. Gjithçka në jetë po më shkon mbrapshtë. Jam shumë i trishtuar për shkak të gjithë asaj që më ka ndodhur.
Ndjej ankth të madh në gjok për shkak të problemeve...”
Mësuesi i dëgjoi me vëmendje, dhe kur i riu mbaroi me ankesat e tija, mësuesi deshi që me shembullin praktik që ta ngushëlloj dhe ta këshilloj. E mori një gotë dhe e mbushi me ujë. Pastaj hodhi pluhur në gotë. Uji menjëherë u ndot nga pluhuri dhe u turbullua.
Atëherë mësuesi tha:
“Kjo gotë me ujë, e cila është turbulluar me pluhur, je ti dhe sprovat e tua.”
Pastaj e shpiu të riun pranë detit, dhe veproi në mënyrë të njëjtë. Hodhi pluhurin në det. Mirëpo pluhuri shumë shpejt u tret në ujë dhe u zhduk plotësisht, e deti, natyrisht, mbeti i pastër ashtu siç ishte. E mësuesi e këshilloi:
“Prandaj mos u bë si ajo gotë me ujë – por bëhu sikur deti, Allahu të mëshiroftë.”
Pra, mos u bë shembull i ujit në gotë, e çdo imtësi të të brengos dhe pikëlloj. Por bëhu si deti dhe bëhu edhe ti i fortë dhe i qëndrueshëm.
Shiko në çdo sprovim si diçka të vogël, sepse ajo me të vërtetë është e vogël në krahasim me dikë tjetër që ka diçka më të madhe.
| |
|