“Ai
i cili posedon devotshmërinë dhe
moralin e mirë, atë ka për ta
dashur Allahu; ai i cili posedon bujarinë
dhe bamirësinë, atë kanë
për ta dashur njerëzit. Ai i cili posedon
...mirësjelljen
dhe dashamirësinë, atë kanë për ta dashur fqinjët; ai i
cili
përmend të mirat dhe virtytet e të tjerëve, dhe ua mbulon të metat
dhe
dobësitë, atë kanë për ta dashur vëllezërit dhe miqtë e tij; ai i
cili
i posedon dy cilësi, kanë për ta dashur nxënësit e tij: dhënien e
kontributit
në shpjegimin e lëndës dhe butësinë në komunikim; ai i cili i
posedon dy cilësi, kanë për ta dashur profesorët e tij: të nxënurit dhe
të kuptuarit e shpejt të ligjëratave të tyre dhe të respektuarit e
statusit
të tyre; ai i cili i posedon dy cilësi, kanë për ta dashur
familja e
tij: butësinë dhe mirësinë gjatë sjelljes me to dhe të
kuptuarit e
problemeve të tyre; ai i cili i posedon dy cilësi, kanë për
ta
dashur eprorët e tij: dëgjueshmërinë dhe përpikërinë në kryerjen e
detyrës;
dhe kush i posedon këto dy cilësi, kanë për ta dashur edhe
Allahu
edhe njerëzit: kryerjen e veprave të mira dhe lënien e të ligave
dhe
të ofendimit të njerëzve.”