Nëse e din pse nuk falesh?
Nëse e dinë : Që All-llahu azze we xhel të urdhëron me namaz?... thotë i
lartësuari :
"Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe
ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)." ( Bekare : 238).
Nëse e dinë :
Që namazi është testament nga i dërguari i All-llahut salaAll-llahu
alejhi we sel-lem( paqja e Al-llahut qoftë mbi të) para vdekjes së tij
!!... ka thënë i dërguari I All-llahu salaAll-llahu alejhi we sel-lem ((
paqja e Al-llahut qoftë mbi të) ndërsa ai ishte ne shtratin e vdekjes :
" Namazi, namazi, dhe atë që keni nën pronësi".
Nëse e dinë :
Që namazi është qelës i qdo mirësie!!... ka thënë ibn kajjim El-xhewzije
All-llahu e mëshiroftë : (Namazi është tërheqës i rrizkut, ruajtës i
shëndetit, larëgues i të këqijav, larëgues i smundjeve, forcues i
zemres, shhkëlqyes i fëtyrave, gëzim për nefsin, largues i përtatcicë,
aktivizues i gjymëtyreve, zgjerues i gjokësit, ndriques i zemres,
ruajtës i begative, tërheqës i bereqetit, largues nga shejtani , afërues
për te i gjithëmëshirshmi (Rrahmani) ).
Nëse e dinë :
Që i dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi we sel-lem( paqja e
Al-llahut qoftë mbi të) ka thënë : "Mes njeriut dhe kufrit është lënja e
namazit".
Nëse e dinë :
Që lënësi i namazit është në Xhehennem me kriminelët!!... thotë i
lartësuari : " Secili njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të
djathtëve. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, Përkitazi
me kriminelët (e u thonë): “?ka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk
kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz); (Mudethir : 33-43).
Nëse dinë:
Që namazi është shlyerësë i mëkateve!!... ka thënë i dërguari i
All-llahut salaAll-llahu alejhi we sel-lem( paqja e Al-llahut qoftë mbi
të) : " Nuk ka musliman i cili pastrohet pastaj e plotësonë pastërimin
të cilin e i'a ka obliguar All-llahu azze we xhel, pastja i falë këto
pesë namaze përveqë se janë shlyerëse të mëkateve ndërmjet tyre (d.m.th.
namazeve).
Nëse e dinë :
Që ruajtëja e namazeve është rrugë për të hyrë në Xhennet!!... ka thënë i
dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi we sel-lem( paqja e
Al-llahut qoftë mbi të) : "Kush i ruanë pesë namazet, rukutë e tyre,
sexhdet e tyre, dhe kohët e tyre, dhe e dinë se ato janë të vërteta prej
All-llahut azze we xhel hynë në Xhennet apo ka thënë : - i është
obliguar atij Xhenneti, apo ka thënë : - i është bërë haram Zjarri.
Nëse e dinë :
Që namazi është i pari prej veprave që llogaritet robi për të në ditën e
gjykimit!!... ka thënë i dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi we
sel-lem( paqja e Al-llahut qoftë mbi të) : " Vërtet vepra e parë për të
cilën llogaritet robi në ditën e gjykimit është namazi i tij, nëse e ka
kryen me rregull veq se ka shpëtuar, nëse e ka lënë anash (nuk është
kujdesur) veqse është shkatërruar, nëse ka lënë mangu diqka prej farzeve
thotë All-llahu azze we xhel : shikoni a ka robi im ndonjë namaz
vullnetar (nafile) për t'ia plotësuar atë që ka lënë mangu prej farzeve,
pastaj të gjitha veprat kështu.
Dhe pas gjithë kësaj vëlla dhe motër pse nuk falesh pastja ja letëson
vetës rënjen në Kufër (mosbesim).