Dashuria jetëshkurtër, kalimtare
Dashuria që nuk bazohet në Kur’an në mënyrë të pashmangshme do të jetë
jetëshkurtër për nga natyra. Për shembull, është krejtësisht normale që
njerëzit të mos i duan apo të ndihen të shqetësuar me të tjerët kur
kuptojnë se nuk mund të përfitojnë asgjë prej tyre. Ngjashëm, ata të
cilët më herët keni pohuar se i doni bëhen njerëz që duhet t’i toleroni
nëse kanë përjetuar ndonjë fatkeqësi apo kanë ndonjë problem fizik. Për
shembull, ju mund të mos e duani më një person nëse ai apo ajo shëmtohet
nga një aksident apo sëmundje. Martesa e qiftit “të përkryer” mund të
rrënohet brenda natës kur njëri prej bashkëshortëve sëmuret për vdekje,
përjeton ndonjë fatkeqësi personale apo profesionale, apo nuk është më i
bukur apo i pasur si më herët. Ndonjëherë, përkundër bukurisë fizike
apo pasurisë së bashkëshortit, qifti ndahet, sepse nuk “e duan” më
tjetrin pasi të kenë mësuar për dobësinë e tij apo saj gjatë sëmundjes.
Po ashtu, edhe pse dukej se shkonin mirë atëherë kur kishin pasuri e
bollëk, ca njerëz humbin në mënyrë të pashmangshme dashurinë dhe
afërsinë që ndienin ndaj njëri tjetrit kur pasuria dhe bollëku i tyre
pakësohet.
Në thelb, dashuria e vërtetë kurrë s’do të duhej të dobësohet, por vetëm
të rritet me kalimin e kohës. Një njeri i cili e vlerëson një njeri
tjetër për vlerat e tij morale zbulon se dashuria e saj për të do të
shtohet me të bërë gjithnjë e më të dukshme tiparet e tij të mira. Madje
edhe nëse po ky person mbetet sakat, trokë apo shëmtohet fizikisht,
dashuria e saj ndaj tij nuk dobësohet. Ka mundësi që këto vështirësi, në
të vërtetë, të ngritin modestinë dhe maturinë e një personi dhe në këtë
mënyrë ta bëjnë atë një person më të mirë dhe më të moralshëm. Si
rezultat, dashuria e tyre për njëri tjetrin vetëm se bëhet më e fortë.
Këto vështirësi nuk kanë ndikim në dashurinë e vërtetë, sepse dashuria e
vërtetë bazohet në moralin e Kur’anit dhe në dëshirën për ta fituar
kënaqësinë e Allahut duke iu bindur kufijve që Ai ka përcaktuar për
njerëzimin.
Marre nga libri: DASHURIA NDAJ ALLAHUT, Harun Yahya.