Një
krah për mbështetje...
"Nuk ka gjë më të mirë pas fesë se sa një
shok të sinqertë"
...Miqësia
është si një faltore ku ne
strehohemi ku gjejmë lehtësim dhe
ngushëllim, është poashtu një
dhuratë speciale e bekuar nga Zoti.
Atëherë
kur përditshmëria
jonë më s’ka shije, atëherë kur lodhemi nga jeta dhe
nga të qenurit
krijesë që pati fat të shkelë tokën, mu atëherë ne gjejmë
një
‘’KRAH’’ për mbështetje, e ajo është shoqëria..
Mik i vërtet
është ai që të pranon ashtu si je, që kënaqet kur ti ke ecën përpara,
që
dëshiron për ty atë që ia don vetes, dhe s`të lëshon prej dore kur ti
dështon..
Ndonjëher edhe fjalët nuk duan të ndërhyjnë për të
prishë
qetësinë që mbisundon mes miqëve, kjo pasi qetësia miqësore flet
vetvetiu.
Shoqëri
apo miqësi do të thotë edhe përgjejgjësi,
përderisa dikush nga mesi
i shumë shokëve të ka zgjedhur ty si mik më të
afërt, kjo do të
thotë që ai rezervon një krah për mbështetje..
Allahu
xh.sh.
iu drejtua Pejgamberit s.a.v.s me këto fjalë:
‘’Përkufizoje
veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre në mëngjez e mbrëmje, e që
kanë
për qëllim kënaqësinë e Tij, e mos i hiq sytë e tu prej tyre e të
kërkosh
bukurinë e kësaj bote, dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur
zemren
e tij prej përkujtimit ndaj nesh, dhe i është dhënë epshit të
vet,
pse puna e tij ka mbaruar.(el- Kehf / 28 )
Një hadith kudsij
thotë: Dashuria ime është për ata njerëz që duhen për hatrin tim,
dashuria
ime është për ata njerëz që ulen me njëri tjetrin për hatrin
tim,
dashuri ime është për ata njerëz që vizitojnë njëri-tjetrin për
hatrin
tim, dashuria ime është për ata njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin
për hatrin Tim..
Mund ti bësh disa pyetje vetes: a je një mik i
mirë,dhe
a ke miq të sinqert përreth ??
A je aty ku shoku yt më
së
shumti ka nevojë ?Pejgamberi s.a.v.s në një hadith thotë ;
‘’
Ditën
e kijametit do të vendosen rreth arshit podiume prej drite, mbi të
cilat do të qëndrojnë njerëz që kanë veshur rroba prej drite dhe
fytyrat
u ndriçojnë. Nuk janë as Pejgamber e as dëshmorë por vet
Pejgamberët
dhe dëshmorët i kanë zili, e pyetën kush janë këta o i
Dërguari i
Allahut ? Këta janë ata njerëz që kanë dashur njëri tjetrin
për hirë
të Allahut, jo për shkak të gjakut dhe miqësisë, e as për shkak
të
pasurisë dhe posteve..
Vallë a dëshiron së paku njëherë të
ulesh
rreth arshit në podium prej drite dhe të të ndriçoj fytyra yte
para
Krijuesit tënd ?? Sigurisht se don. Atëherë mos u vono, zgjidhe një
krah për mbështetje..
Një Mik të mirë. Dhe mos harro se shoku yt
është pasqyra yte, dhe e kundërta…‘’ Më trego me kënd
shoqërohesh,
të tregoj si je ..’’