Aktivistja e njohur jemenase për të drejtat e njeriut, fituese e çmimit Nobel për Paqe në vitin 2011 Tevekul Kerman, deklaroi se Turqia qëndron në krah të popullit e jo në anën e diktatorëve, edhe kur është në dëm të vetes. Përkundër kësaj forcat perëndimorë veprojnë sipas interesave të tyre. Gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin Mush Alpaslan në krahinën Turke Mush, Tevekul Kerman deklaroi se grushteti në Egjipt, i cili rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursin, nuk ishte i drejtuar vetëm kundër vëllazërisë muslimane, por kundër lëvizjes rinore që filloi me 25 janar.
Gjatë ligjëratës, Kerman i ngriti edhe katër gishtat, duke treguar simbolin e qëndresës kundër grushtetit në Egjipt.
“Bota islame ëndërron të njëjtën ëndërr”
Të gjithë popujt në botën islame ëndërrojnë të njëjtën ëndërr”, tha Kerman. “Ajo ëndërr do të thotë të jetosh në demokraci, i lirë dhe me dinjitet” sqaroi fituesja e çmimit Nobel, duke shtuar se “të njëjtët ëndërrues do ta rrëzojnë edhe diktatorin sirian Bashar Asad.