Në fjalën që mbajti në darkën e Iftarit të shtruar nga Dega e Partisë AK në Ankara, Kryeministri Erdoan theksoi se Turqia respekton përzgjedhjen e popullit egjiptian.
“Ne nuk kemi ndonjë problem me Mursin ose dikë tjetër, por unë si president të Egjiptit shikoj Z. Mursi. Pse? Për shkak të respektit që ushqej për popullin egjiptian. Në qoftë se do të ishte zgjedhur Baradej (si president), të njëjtat fjalë do të kisha thënë sot edhe për atë”, u shpreh Erdoan.
-Udhëheqja e re që erdhi në pushtet pas grushtit të shtetit në Egjipt kërkoi kontakt të drejtpërdrejt me mua, por unë e refuzova një kërkesë të tillë, sqaroi Erdoan duke shtuar se letrës që kishte marrë nga Ndihmëspresidenti Baradej i ishte përgjigjur me fjalët “Ti nuk je as i zgjedhur”.
Kryeministri turk kritikoi edhe një herë vendet perëndimore për heshtjen ndaj grushtit të shtetit në Egjipt.
“Po i drejtohem të gjithë botës, Perëndimit: Ai që bëri grushtin ushtarak të shtetit në Egjipt, pra Sisi, u bë ministër i mbrojtjes dhe ky ministër i mbrojtjes bëri betimin duke qëndruar duarkryq përpara presidentit të caktuar nga ai vet. A mund të ndodhë një tragjedi e tillë? Përse hesht Perëndimi ndaj kësaj, përse vazhdon akoma të mos e ngrejë zërin ndaj gjithë këtyre? – tha Erdoan.
Duke folur për zhvillimet në Egjipt, Erdoan iu referua viteve të para të ardhjes në pushtet të Partisë AK, ndërsa rikujtoi se vendet e Bashkimit Evropian në atë kohë i kishte vizituar me titullin e Kryetarit të Partisë AK për shkak të vendimit që gjykatës që i kishte ndaluar aktivitetin politik.
Kurse Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker më priti si një kryeministër, tha Erdoan dhe ndau me të pranishmit në darkën e iftarit fjalët që i kishte thënë Juncker në takim.
“E rëndësishme për ne është që ju jeni lideri i zgjedhur i një partie politike. Partia e tij për momentin është në pushtet, kurse emri që ka caktuar partia e tij është duke krijuar kabinetin e qeverisë së re”, më tha Juncker, nënvizoi Erdoan dhe shtoi: “Ky është koncepti i demokracisë. Ky është koncepti i respektimit të vullnetit të popullit”./trt/