Pyetjes tuaj reth faljes se namazeve kaza do te mundohemi ishaAllah te pergjigjemi pak me gjeresisht:
Falja e namazit kaza:Motivet te cilat e lejojne prolongimin e namazit jane:gjumi dhe haresa.Ai i cili ka fjetur ne nje kohe te namazit apo e ka haruar ate derisa i ka kaluar koha e tij,ka per obligim qe menjihere pasi ti perkujtohet namazin ta e fal kaza.Ngjajshem me te eshte edhe ai i cili eshte i pakujdes-shem(gaflet)per hyrjen e kohes.
Namazi kaza duhet te falet plotesisht ngjajshem sikur namazi eda(ne kohen e vet).Nese personi ka qene ne udhetim sa qe i obligohet shkurtimi i namazeve(farze)kater reqatshe ne dy reqat,gjate ketij udhtimi i ka kaluar namazi pa e falur,edhe kazane duhet falur dy reqat,qofte nese e fal edhe pasi te behet mukim (vendali).
Nese personi eshte mukim dhe nuk e ka falur namazin ne kohen e vet,obligohet te ben kaza 4 reqat .Falja kaza e namazeve farz eshte obligim i menjihershem pa mare parasyshe se i ka kalu koha e namazit me arsyetim apo pa arsyetim.
Kaza falen te gjitha namazet farze kuptohet edhe salati vitri behet kaza.Kuse sunetet jo.
Namazet ne te cilat lexohet pa ze,kur do ti falish kaza njejte do te lexosh pa ze edhe nese i fale kaza gjate nates.Kurse sa i perket namazeve ne te cilat lexohet me ze,sic eshte namazi i sabahut,akshamit dhe jacise ,kur do ti falesh kaza keto namaze do te lexosh me ze edhe nese kazane e ketyre namazeve e ben diten.
Radhitja e namazeve kur behen kaza:Sipas mendimit te dijetareve te medh-hebit tone Hanefij,radhitja e namazeve kaza sipas koheve te tyre ehste obligim,qe nenkupton se nuk munde te falet dreka kaza para se te falet sabahu.Andaj duhet falur sabahun,dreken ,iqindine e keshtu me radhe.
Per kujdesin dhe rendesine e radhitjes se namazeve kaza,Pejngamberi a.s na e sqaroi ne menyre praktike me rastin e betejes se hendekut.Ne kete beteje Pejngamberi a.s ishte aq shume i preokupuar me problemin e mushrikeve sa qe i kishin ngelur 4 namaze pa i falur.Pasi kishte kaluar nji pjese e nates,Pejngamberi a.s e urdheroi Bilallin qe te kendon ezanin,pastaj ikametin dhe e fali kaza dreken,pastaj iqindine,pastaj akshamin,pastaj e fali jacine por ne te gjitha farzet e perseriti ikametin,pra per cdo namaz kaza duhet ikamet ne veti.Nese numri i namazeve kaza arin 6 pervec vitrit atehere ne kete rast nuk kerkohet kujdesi i radhitjes.
Falja e kazase kur nuk e din numrin e tyre:Personit te cilit i kan ngelur shume namaze pa i falur,ne kohen e vet dhe ai nuk e din numrin e tyre ,obligohet qe te fal kaza derisa te perfiton bindjen se i ka plotesuar.
Ne kete rast personi para vehte ka lternativen e zgjedhjes ose te ben nijet te fale dreken e pare qe i ka ngelur pa e falur ose te ben nijet te fale dreken e fundit qe i ka ngelur pa e falur.nga ky regull nenkuptohet lehtesim per falesin.
Kjo ishte pergjigjja e pyetjes suaj.Me respekt
Burim Sherifi