Udhëtimi pa kthim!
Papritmas ... vjen lajmi se… ka vdekur Abdullahu!
Sejid Huderiju, Allahu i qoftë i kënaqur me të, kumton se Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur ta vendosin kufomën e ta bartin
burrat mbi kraharor, nëse është e mirë thotë “ngutuni”. E, nëse është e
keqe, i thotë familjarëve të vet “o mjerë për mua! ku po më dërgoni?” E
dëgjon zërin e saj çdo krijesë, pos njeriut. E sikur ta dëgjojë njeriu,
do të alivanoset.”
Çfarë do të mbetet?
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kufomën e pasojnë tri
gjëra: familja, pasuria dhe veprat e tij. Dy kthehen mbrapa e mbetet
një: kthehet familja dhe pasuria e mbesin veprat e tij.”
Këshillë!
Transmetohet nga ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:
“Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vizatoi një katror me një vijë në
mes, me gjatësi jashtë kufijve të katrorit, pastaj vizatoi disa vija
anësore në vijën që gjendet në mes të katrorit dhe tha: “Ky është njeriu
e ky është exheli i tij që e ka rrethuar, e kjo vijë me gjatësi jashtë
katrorit aludon shpresat e tij dhe këto viza të vogla anësore brenda
katrorit janë sprovat dhe fatkeqësitë. Nëse shpëton nga njëra e kafshon
tjetra, e nëse shpëton nga njëra e kafshon tjetra.”
Allahu i Madhëruar thotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e
shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e Kiametit. E, kush i shmanget
zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim e jeta e kësaj bote nuk
është tjetër pos një përjetim mashtrues."
E çfarë pastaj?
Përfundoi çdo gjë ... familja qan ca ditë e të harron... largohen nga
varri yt e ti dëgjon zhurmën e këpucëve të tyre. Do të mbetesh vetëm...
Sikur ti të kesh mundësi të ringjallesh, çfarë do të shpresoje, një
cigare, një gotë alkool, një këngë, një çoroditje apo që t’i kthehesh
rrugës së Allahut? Imagjino veten tënde në këtë moment! Në varr do të
pyetesh për veprat e tua, çfarë do të përgjigjesh? 200 filma nga
Hollivudi, 100 mbrëmje argëtuese apo namazet që të ndërmjetësojnë për
ty, vepra që do të bëjnë dobi?! Mjafton vdekja për këshillë. Furnizohu
për udhëtimin tënd dhe furnizimi më i mirë është devotshmëria.
Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek
Allahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u
bëhet e padrejtë.” (El-Bekare: 281)