Djaloshi i suksesshëm!!! E Martë, 15 Qërshor 2010; 10:51
Gjatë një bajrami shkova të vizitoj mikun tim. Djali i tij i vetëm erdhi dhe më përshëndeti. Babai duke e parë me krenari filloi ta lavdëroj.
- Aliu studion në kolegj. Është shumë mirë me mësime, anglishten e ka mësuar në mënyrë të përkryer.
- Sa mirë!
- Merret edhe me sport dhe është shumë i suksesshëm!
- I lumtë!
- Ka mësuar pianon dhe është bërë profesionist!
Këtu ia ndërpreva fjalën dhe iu drejtova djalit:
- Shumë mirë djalosh, të lumtë... Tani a mund të sjellësh (thuash) Kelimei Shehadetin?
Djali doli jashtë, u kthye pas pak dhe me shikimin e tij të habitshëm tha:
- Zotëri më falni që nuk ua solla dot atë që më kërkuat. E kërkova në gjithë shtëpinë, por nuk gjeta një gjë të tillë.
Sa keq që kjo është një histori e vërtetë. Djaloshi megjithëse ishte shumë i suksesshëm në mësimet e shkollës, nuk e dinte se çka është Kelimei Shehadeti.
Na ruajt Allahu që një histori e tillë mos të përsëritet. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, t’ua mësojmë fëmijëve tanë, të paktën, dituritë themelore të fesë.