Përse
e lexojmë
Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?
...Një
...amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një
fermë në lindje të maleve
Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e
tij.
Çdo mëngjes,gjyshi
zgjohej herët në mëngjes, ulej në
tavolinën e kuzhinës dhe lexonte
Kur’an.
Nipi i tij, dëshironte
të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në
të gjitha mënyrat e
mundshme.
Një ditë nipi e pyeti gjyshin: 'Gjysh, kam
provuar të
lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atëçfarë
e
kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin.
Çfarë të mira ka nga leximi i
Kur’anit?
Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr
dhe iu drejtua nipit: 'Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në
lumë
me ujë dhe m’asjell prapë!'
Djaloshi veproi si i tha ai, por i
tërë
uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi. Gjyshi
qeshi
dhe i tha: 'Duhet të ecësh pak më shpejt herën tjetër, e dua
shportën
me ujë.
Nuk po provoni sa duhetdhe e dërgoi atë përsëri. Kësaj
radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët parase
të kthehej në shtëpi.
Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e
pamundurtë
bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë.
Plaku
i tha: 'Nuk
dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk
provon sa
duhet', dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po
provonte
përsëri.
Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e
pamundur por
dëshironte t’i tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do
të vraponte
sa më shpejt që tëmundte nuk do t’ia arrinte, uji do të
rridhte para
se të kthehej në shtëpi.
Djaloshi, përsëri e zhyti
shportën në
lumë dhe vrapoi shpejt, por kur arriti të gjyshi i tij
shporta ishte
e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: 'E sheh gjysh, është e
padobishme'.
Plaku ia ktheu: 'Shikoje shportën'.
Djaloshishikoi
shportën dhe për
herë të parë e vërejti se shporta ishte
ndryshe.Ishte transformuar
nga një shportë e vjetër e ndyrë në një
shportë tëpastër, brenda dhe
jashtë.
'Bir, kjo ndodh kur e lexon
Kur’anin. Mundtë mos kuptosh
dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e
lexon atë,do të ndryshosh
brenda dhe jashtë. Kjo është puna e
Allahut në jetët tona'.