Këshilli Izraelit për Sigurinë (ISC) vendosi lehtësimin e bllokadës
në Rripin e Gazës.
Vendimi u mor pas reagimeve të fuqishme në botë pas sulmit të
përgjakshëm të komandove izraelit ndaj flotiljes humanitare më 31 maj,
ku humbën jetën nëntë shtetas turq.
“U vendos liberalizimi i sistemit për importin e mallrave në Gaza
dhe zgjerimi i listës së materialeve për projektet civile, që janë nën
mbykëqyrje ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e rastit.
Hiqet gjithashtu edhe ndalimi për materialet mësimore, kompjuterat,
letrat, librat dhe lodrat.