Një
burrë tregon: “Ndodhesha me një mikun tim, dhe unë po i ankohesha
për
hallet dhe problemet e shumta që më kishin mbërthyer. Gjykatësi
...Shurejh
më dëgjoi dhe më tha: “O biri im! Kurrë mos ia qaj hallet
...dikujt
tjetër përveç Zotit, pasi personi të cilit ia qanë hallet, ose do
të
jetë një dashamirës i yti ose një dashakeq. Dashamirit tënd do t’i
vijë
keq dhe do të dëshpërohet, kurse dashakeqit do t’i bëhet zemra
mal.”
Më pas duke bërë shenjë nga syri i tij, më tha: “A e shikon
këtë
sy? Për zotin, ka pesëmbëdhjetë vjet që nuk shoh me të as njeri e
as
rrugë, dhe këtë fakt nuk e din askush tjetër përveç teje. A nuk e ke
zgjuar
thënien e robit të ndershëm, Jakubit a.s kur pas fatkeqësive,
tha:
“Hallet e mia dhe dëshpërimin ia qajë vetëm Zotit.”
-Njerëzit
janë të paparashikueshëm dhe nuk e dimë se cili na e
do të mirën e
cili është ziliqarë që ndoshta bëhet shumë i lumtur kur
dëgjon për
problemet tuaja. Prandaj, në çdo hall dhe vështirësi, qaja
hallet
dhe problemet vetëm Zotit të Madhërishëm. Vetëm Ai të dëgjon dhe u
përgjigjet
lutjeve tua, më mirë se kushdo tjetër.”