Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Mërzitë dhe Hallet | |
Imam Gazaliu, për të treguar vlerën e madhe që ka përfshirja në mërzitë dhe hallet e njerëzve tregon: - Një dijetar kishte shkruar 360 vepra në lidhje më diturinë. - Ai mendonte se kështu ishte lartësuar shpirtërisht dhe se ishte bërë mik i Hakut.
Allahu i Lartmadhëruar i shpalli këtë mesazh pejgamberit të asaj kohe:
-Thuaji filanit që edhe pse ai ka bërë shumë vepra të mira, Unë asnjërën prej tyre nuk ia kam pranuar!
- Pas kësaj, ky njeri u tërhoq në një shpellë. - Atje, i vetmuar, i falej ditë e natë vetëm Zotit. - Kështu ai mendonte me vete se tani ia kishte arritur qëllimit për të fituar kënaqësinë e Allahut të Lartmadhëruar. Sërish pejgamberit të kohës, Allahu i Lartmadhëruar i shpalli këtë mesazh: - Thuaji atij: " Pa hyrë në mesin e njerëzve dhe pa duruar vështirësitë dhe mërzitë e tyre, nuk do të arrish të fitosh kënaqësinë Time ". - Me ta dëgjuar këtë, personi në fjalë doli në çarshi dhe u përfshi në mesin e njerëzve. - Ecte, ulej, hante dhe pinte me ta. Atëherë Allahu i shpalli pejgamberit të Tij: " Lajmëroje atë besimtar. Tashti ai arriti të fitojë kënaqësinë Time të plotë." Bujamin Salija | |
|