ISRAJA DHE MI'RAXHI
03.07.2010
(e shtune)
- Falenderuar qofte Allahu i madherishem icili na e dha Islamin Fe dhe Muhamedin a.s Pejngamber.
- Salavatet dhe Selamet tona qofshin mbi Komentatorin me te mire te Kur-anit,predikuesin e Fese Islame Muhamedin a.s.
Salavatet qofshin edhe mbi familjen e tij te paster,shoket(as-habet),si dhe mbi te gjithe ata qe ecin sipas sunetit te tij deri ne diten e mbrame.
"Pa te meta eshte Lartemadheria e Tij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit(prej Qabes)gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejt Mukad-des),rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar,(ia beme kete udhtim)per t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vertete,Ai eshte degjuesi(i fjaleve te Muhamedit),pames(i puneve te Muhamedit).kur-an (el Isra'1)
Te nderuar xhemat po na afrohet nji nate e bekuar e cila ngerthen ne vete shume mistere dhe mrekulli,ajo eshte Lejletul-Mi'raxh(Nata e Mi'raxhit).
Nata e Mi'raxhit eshte me 08.07.2010(e ejnjte).
Para se te fillojme te komentojme me hollesisht kete mu'xhize te Muhamedit a.s do te perkujtojme se cka eshte Israja e cka eshte Mi'raxhi.
ISRA':eshte udhetimi i Muhamedit a.s me Burak naten prej Mekes(Mesxhidul-Haram)e deri ne Kudus(Palestine-Mesxhidul_Aksa).
MI'RAXH:eshte ngritja e Muhamedit a.s ne shoqeri te Melekut Xhibril deri ne lartesite me te medha qiellore ku eshte takuar me Allahun xh.sh dhe i jane treguar Xheneti,Xhehenemi si dhe disa fshehtesi tjera(gajbijat).
Per cfar arsye ndodhen keto ngjarje te medha ne historine Islame?
1.Per ta ngushelluar resulillahin a.s pas humbjes se nenes tone Hadixhes r.a dhe xhaxhait te tij Ebu Talibit.
2.Per ta vertetuar se ka qene me i madhi i te gjithe pejngambereve.
3.Per ta vertetuar se pejngamberia e tij ka qene per gjithcka dhe gjithkend.
4.Per ti detyruar mushriket qe ta besojne ate,sepse kur dolen te vertetat fjalet qe tha se kishte pare,vendet ku nuk kishte qene me pare,duhet te pranonin te vertetat dhe ato qe thonte per Vahjin.
5.Per te vene ne prove graden e besimit te atyre qe kishin besuar.
Po cfar dhurata neve si umeti i tij na solli Pejngamberi a.s nga Mi'raxhi?
Nga Mi'raxhi Pejngamberi a.s i solli Umetit te tij tre dhurata:
1.Lajmin e mire se ata njerez nga Umeti i tij qe nuk i kane bere shirk (rival)Allahut do te futen ne Xhenet.
2.Dy ajetet e fundit te Sures Bekare(Amener-resulu).
3.Pese kohet e namazit.
Naten e Mi'raxhit pas namazit te jacise eshte mire te falen 12 rekat namaz nafile(ky namaz nafile quhet namazi Haxhet).Ne cdo rekat te ketij namazi kendohet Fatihaja dhe pas saj 10 here sureja Ihlas.
Por mos te percaktohemi kete nate te bekuar vetem me kete namaz,por te e begatojme edhe me ibadete tjera si psh:Lexim kur-ani,tesbih,salavat,lutje etj.
Me ne fund e Lusim Allahun xh.sh te na i Zbardh Zemrat tona kete nate me driten e Nates se Mi'raxhit.amin amin amin
Pergaditi:
Burim Sherifi