Motra ime ne islam...: Fejesa nga interneti,përfundon me.....
Fejesa nga interneti,përfundon me.....
Thoshte motra duke i rrjedhur në faqe lotët e pendimit:
Fillimi ishte vetëm lidhje në internet pastaj përfundoi në një ngjarje. Më thoshte se me donte dhe se së shpejti do ma ofronte martesë. Kërkoi nga unë që t’më shohë, por refuzova.
Ia dërgova një fotografi timën e pastaj bisedë pas bisede deri që kërkoi të dal me mua. Refuzova përsëri.Pastaj ndodhi çka ndodhi u fejuam. Pas disa muaj I thashë: Martesën!
Ma ktheu me tallje dhe nënçmim:
Më ke dalë nga zemra!
I dola nga zemra edhe pse ja plotësova gjitha dëshirat dhe e lash anash gjithë familjen për të?
Sa çudi!
Por çka mundë të pres tjetër nga një i fejuar nga interneti?
Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi nga unë këto këshilla:
Mos i beso!
Asnjëherë mos beso se martesa mund të bëhët përmes lidhjeve interneti. Po edhe nëse arrihet kjo për t’u bërë, dije në këtë martëse do të ketë humbje, kapitullim, dyshim dhe pendim.
Mos beso se një djalosh i mirë, i besueshëm dhe i sinqërt e admiron një vajzë, e cila e nënçmon familjen e saj, e cila pranon të ketë lidhje interneti, apo të dal në takime. Pa marrë parasyshë se sa ai i shpallë kësaj vajze dashuri dhe i flet më fjalë të ëmbla, ai këto të gjitha i bën vetëm për qëllime të liga, që të gjithë këtë e kuptojnë.
Mos u beso reklamave që supozojnë të ashtuquajturit “të përparuarit”, të cilët thojnë se patjetër duhet çuar dashuri para martesës. S’ka dyshim se dashuria reale është pas martesës. E çdo dashuri tjetër është false, e ndertuar mbi tradhëti, gënjeshtra, vetëm për të çuar aventura dhe zbrazur epshët dhe pastaj nuk shkon shumë dhe del në shesh çdo gjë.
Largohu lidhjeve të interneit, sepse ato inçizohen tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe këto i inçizojnë djajt prej njerëzve, që e quajn vetën “dashnorë”, e pastaj i përdorin si armë kundër teje apo për ta marrë nderin tënd!
Largohu nga të bërit fotografi, ç’farëdo fotografije të jetë ajo, sepse kjo është arma më e rrezikshme, që përdorin ujqit e njërzve për të zënë gjahun e tyre!
Largohu dërgimit të mesazhëve sepse kjo poashtu është prej mjetëve të tyre, të cilat i përdorin për qëllime të keqija!
Largohu nga të gjitha llojet e mëkatëve dhe gabimëve! Këto shkaktojnë dëshpërim, shkatrrim, humbje të pasurisë dhe begative, zbritjen e hidhërimit dhe musibetëve.
Kujdes për melekun e vdekjes kur të vijë ai për t’a marrë shpirtin! Të jeshë e përgaditur çdo herë për ahiret, çdo herë të jeshë e paisur me pendim-tevbe të sinqertë dhe punë të mira, sepse ti nuk ke dijeni se kur do të zbresë për ty!
Pas këtyre këshillave, dije motër e dashur se dera e pendimit është e hapur për ato që dojnë të pendohen
Ka thënë All-llahu i Madhëruar:
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës se All-llahut, pse vërtetë, All-llahu i falë të gjitha mëkatët, Ai është që shumë falë dhe mëshiron!” [Ez-Zumer, 53]
E nëse e ke prekur shpirtin me diç nga mëkatët, atëherë shpejto në pendim të vërtetë para se të të mbyllet kjo derë dhe para se të mbulojë dheu, e atëherë nuk ka dobi pendimi!
All-llahun e lusim të çojë salavatë mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]!
"O Zot, të faleminderit Ty! Të falënderoj sa qeliza ka në trupin tim... që më dhe shansin e fundit që të pendohem sinqerisht, që të bëhem robëreshë e mirë... të falënderoj o Zoti im!"