vetmi që më ka ndihmu, është vetëm Zoti
Dhimbje, vuajtje dhe deshprime, gjithmonë pa lehtësime,
lotë për sysh, rrahje të zemrës dhe një dëshprim i femrës,
Zot…O Zot i Madh Ty që të kam afër zemrës time
Lesho mëshirën Tënde në këto të pafundme dëshprime.
Natë, sonte natë e errët por me yje që me bëjnë drit në syte e mi
Qëndroj vetë, e vetme pa forcë dhe në vetmi,
sonte jam gjithkushi por sonte jam edhe askushi
sonte kërkova ndihmë por sonte smë nevoitet kërkushi.Vetëm TI o Zot.
Sonte në këtë natë jam gjithcka, jam dritë por jam edhe errësirë,
sjam njeri i lirisë por peng i veshtirësisë,
një shpresë me të cilën çdo natë po e presë
me sjell jetë edhe pse une dua të vdesë.
SHPRESË…Shpresë moj ku mbete, ku humbe ku u trete,
Pse më le kur kisha nevojë, pse zemrën time nuk e vete?
Pse smë pyete si jam, si ndjehem,ne jetë pse më nuk vërehem?
Pse sme pyete pse ty të kam harruar, dhe shpirtin e kam vetmuar?
Natë…Oj natë e errët por që me sjell pak dritë ne sytë e mi,
natë moj, mos më le edhe ti të vetme sepse edhe dita për mu është vetmi,
natë të lutem,shpresën ma sjell sepse atë e humba dhe e largova
por një gjë nuk harrova.
Allah…emrin Tënd çdo pjesë e zemrës time e kujton,
Kur po thërret ALLAH, çdo brengë kjo zemër e harron,
Natë e errët sonte për mua erdhi shpëtimi dhe shpresa
Në afërsinë Tënde Allah qenka qëndresa.
Sonte flas, qajë,lotoj, ëndërroj dhe shpresoj,
Shkruaj ne dritën e hënës dhe kujtoj,
kujtoj me mallë dhe me shpirtë fëmijërinë time
të cilën e kalova gjithmonë e gëzuar.
E vogël por me ndjenja dhe e ndjeshme,
e vogël por me një qëndrueshmëri ne jetë,
natë, më mbulo me errësirën tënde dhe mos lejo të kujtoj,
por me jep shpresë që të mund të jetoj.
Çka mund të bëj sonte që mos lotoj dhe mos kujtoj?
Çka mund të bëj që të harroj dhe mos ëndërroj atë që me shkatërron?
Çka mund të bëj që mos ndjehem e robëruar ne prangat e tua natë e errëasuar?
Çka mund të bëj që të quhem vajzë e shëruar?
Nënë…mos qajë për mua se zemra u robërua,
mos u merakos se unë jam larguar nga kënaqësia e botës e cila u mallkua,
mos derdh lotë të lutem për dicka që humbet dhe harrohet,
por loto për shpresën e cila duhet të veçohet dhe ëndërrohet.
për lirinë time shpirtërore të cilën afer Allahut e fitova,
pranë Tij shumë më krenare qëndrova
pasi ai me dha një shpresë…Xhennetin që me vite e kërkova.
Nuk kërkoj asgjë nga kjo botë, por unë e kam shpresën time,
Shpresën që ti ma dhe nëna ime,
Shpresën që ti nënë ma ke mësuar,
Shpresën që ti ma ke dhënë në këtë zemër të robëruar.
Një erë e lehtë lehtësoi sonte gjendjen time,
fryn dhe sytë mi mbush me një freski që kurr se kam ndier,
po hynë sikur thellë në jetën time intime,
më bën të harroj me shumë jetën time dhe gjithë këto mundime.
Shpresa që më mbeti është takimi im me Allahun,Zotin tim
Me Atë që më largon çdo dëshprim, çdo vuajtje dhe çdo lëndim,
Sonte O Allah erdha me pendimin tim të sinqertë me plot dëshprim,
Duke lotu para Teje me lotë pikëllimi dhe plot lëndim.
Në këtë natë e përkulur para Teje qëndroj
Herë e qetë e herë e lënduar, kështu u mësova jetën me jetuar,
Burg…jetë ti qenke burg për besimtarin me besim,
qenke pakënaqësi për dikë që pret jetën në amshim.
Sa lot të derdhur sonte dhe netët e tjera,
sa ëndrra i prisha, sa herë gabova dhe sa shum u pendova,
natë pas nate,lotë pas loti,
është I vetmi që më ka ndihmu, është vetëm Zoti.,,,, Allahu ka thënë:
“E kur të pyesin robërit e Mi për Mua, Unë jam me siguri afër dhe i përgjigjem çdo lutje të lutësit që më lutet. Pra, t'i përgjigjen edhe ata thirrjes sime!” (El-Bekare, 186)
“Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen!” (El-Hixhr, 36)