Gjatë jetës suaj caktoni një vepër të mirë, qoftë edhe e vogël, por që do ta bëni rregullisht për hir të Allahut. Që kjo punë të ketë vlerën e saj, duhet të bëhet në një fshehtësi të veçantë, respektivisht për këtë punë ta dijë vetëm Allahu xh.sh.
Njëri në Riad njihej si njeri shumë përtac, njerëzit e konsideronin të tillë dhe e përgojonin. Kur ndërroi jetë, u zbulua se me paratë e tij kishte ndërtuar 27 xhami, por askush nuk e kishte ditur. Pas kësaj, ato përgojime u shndërruan në lutje për atë pas vdekjes.
Për punët tuaja të fshehta do të ju përkujtojnë ata që kanë pasur dobi, ndërsa përkujtimet e tyre do të jenë lutje të sinqerta.
Përktheu: A. D. Islampress