Kush është në linjë | 540 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 540 vizitorë :: 1 Bot
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj Thu 20 Oct 2011 - 0:38 | |
| Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj Nuk ka ndonjë njeri në kë botë përveç se dëshiron siguri, i gjallë dhe i vdekur. Shumica e mëkateve fillojnë atëherë kur njeriu humb sigurinë e tij. Frika e njeriut ndaj dikujt( përveç Krijuesit) është fillimi i dështimit dhe sprova më e madhe me të cilën Allahu i sprovon robët e Tij. “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit” ( Bekare 55). Disa njerëz ndoshta mendojnë se siguria mundë të arrihet përmes grumbullimit të pasurisë. Për këtë ky njeri mundohet që të tuboj prej pasurisë së tij nga çdo anë, e lejuar dhe e pa lejuar. Tërë rrugët në këtë drejtim i shfrytëzon vetëm që ta mbizotëroj frikën e tij. Lufton dhe mbyt dhe bëhet sikur një bishë e egër vetëm që të arrij deri te ky qëllim. Dikush ndoshta mendon se siguria mundë të arrihet përmes pozitës. Lufton për të fituar karrigen e postit. Pastaj lufton edhe më shumë që ta ruaj atë nga frika se mos po ja merr dikush dhe po bëhet pjesëmarrës në të. Dikush ndoshta mendon se shumimi i fëmijëve dhe fuqia fisnore i sjell ati siguri. Kështu që lufton për fisin e tij dhe iu del në ndihmë atyre duke mos e shikuar se a kanë qenë prej atyre që kanë bërë padrejtësi apo prej atyre që iu është bërë padrejtësi. I mbron ata në të drejtën dhe në të padrejtën. Shpërndan për ta atë që e meritojnë dhe atë që nuk e meritojnë, prej posteve dhe prej pasurisë. Tërë këtë e bënë që të bëj një fis të fortë që ata ti ndihmojnë në problemet e tij si dhe që ai mos të pyetet për veprimet e tij, të qëlluara apo të gabuara. Por, siguria e vërtetë në këtë botë dhe në botën tjetër është kur lidhjet njeriu i ka të forta me Allahun. Kur njeriu kthehet tek Allahu dhe troket derën e Tij. Kur njeriu kapet për litarin e fortë të Allahut. Ja se ç’thotë Allahu me rastin kur Ibrahimi polemizoi me idhujtarët e kohës së tij: “Cili nga ne e meriton të jetë i sigurt? Më thoni, nëse njihni të vërtetën! Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin ( njollosin) besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” ( Enam 81,82). Si ka mundësi që të frikohet besimtari ndaj krijesës, kur ai është në përkujdesjen e Krijuesit të Tij?!! Një zjarr i madh i cili digjte edhe zogjtë në qiell ishte përgatitur për një rob besimtar. Ai ishte Ibrahimi alejhi selam. Kjo ishte sprovë e madhe, por prapë nuk mundi të largoi nga zemra e Ibrahimit vendosshmerin dhe bindjen e tij në Allahun. Kur ata dëshiruan ta hedhin Ibrahimin në zjarr thanë: “Ata thanë: “Përgatitni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!” ( Saffat 97). Por vullneti i Allahut ishte që Ibrahimi të gjej shpëtim nga ky zjarr. “Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” (Enbija 69). Një ushtri me fuqi shumë të madhe, në krye të së cilës ishte Faraoni kalonte fusha dhe kodra duke i ndjekur disa rob besimtar. Gjersa këta besimtar arritën në një situatë të rëndë, para kishin detin ndërsa mbrapa kishin armikun. Sprova filloi të bëhet edhe më e vështirë, por kjo nuk arriti në zemrën e besimtarit: “Në agim, ata (njerëzit e Faraonit) iu afruan atyre. Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!” Ai ( Musai) tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën”. ( Shuara 60-62). Edhe kjo sprovë nuk mundi ta largoj sigurinë dhe bindjen e tij se ai është në përkujdesjen e Allahut. Një ushtri arrin në derën e shpellës. Ndërsa në të ishin të zgjedhurit e Allahut prej Pejgamberëve dhe të sinqertëve. Në të ishte Muhamedi alejhi selam me shokun e tij Ebu Bekrin. Nuk kishin ndonjë forcë e cila do të ju bënte ballë atyre. Sikur dikush prej tyre të shikonte nën këmbët e tij do ta shihte të Dërguarin e Allahut dhe Ebu Bekrin. Sprova u ashpërsua edhe më shumë. Por, zemra e fuqishme e besimtarit i cili e ndien përkujdesjen e Allahut ndaj tij tha sikur që thanë vëllezërit e tij më herët. “ O Ebu Bekr. Çka mendon për dy persona që Allahu është i treti me ta”. Krenaria e vërtet dhe siguria e vërtetë është kur njeriu afrohet tek Allahu, kur njeriu mbështet tek Ai. Kur njeriu troket derën e Tij në rehati dhe në vështërsi. Besimtari e di se atë që e ngrit Allahu nuk ka kush që e ul. Atë që e ndihmon Allahu nuk ka kush që e mposht. Ai ( Allahu) mbron besimtarët. Forcon zemrat e tyre. Iu përgjigjet kur ata i luten. I ndihmon kur ata kërkojnë ndihmën e Tij. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Allahu është Ai të cilit duhet ti mbështetemi. Le të jetë motoja e besimtarit “Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj” | |
| | | hixhabi Motrat islame
Numri i postimeve : 99 Data e regjistrimit : 06/09/2011 Nacionaliteti-Sheti : ne token shqiptare
| Titulli: Re: Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj Thu 20 Oct 2011 - 5:08 | |
| Allahu na udhezofte ne te drejten dhe na meshirofte.shume e bukur ALLAHU ta shperblefte | |
| | | Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj Thu 20 Oct 2011 - 13:43 | |
| Allahu ju shperblefte per postimin sidhe postimet e tjera qe sjellin ... Gjithmon jam mbeshtet ke Zoti im Zoti i gjithe krijesave cka ka te gjall e te vdekur, per cdo gje qe me ndodh jam ne dijen se ndoshta e kam sprov, ndoshta e kam denim e gjitha ajo e keqe kur me vjen , po ndonjehere me ndodh qe humbi durimin dhe s'di si te drejtohem sikur vetem per hallet e kqija i drejtohem Zotit ..Shpesh here kam mar guximin te bej vetevrasje , nga shume faktor te ndryshme. E di qe mekati me i madh eshte ajo,se Zoti vet na ka dha shpirt dhe vetem ai e cakton ditet se kur do e japim shpirtin ..Po ndonjehere problemet e shumta nuk kan fund sa vin e shtohet dite e me teper ..Mund te me thot dikush nga ju si i bohet halli kesaj pune ..?!
Me respekt Jasemina ! Selamu Alejkum! | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj Thu 20 Oct 2011 - 14:38 | |
| eselamu alejkum...Të gjithë njerëzit në këtë botë kanë sprova, dënime dhe halle e më së shumti muslimanët sepse Allahu xh.sh e sprovon atë që e donë më së shumti dhe thotë në Kur`anin Famëlartë: Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut xh.sh. Çdo sprov ka zgjedhjen e vet dhe vetëm me durim tejkalohet çdo gjë dhe vetvrasja nuk vjen për asnjë gjë për asnjë hall në shprehje tek muslimani...Allahu na ruajt. Çdo herë njeriu kur të jetë në halle duhet të mbështetet tek Allahu xh.sh pa dyshim Allahu xh.sh do i gjen rrugëdalje ose pa në atë sprov ndoshta ka ndonjë urtësi që ne nuke dimë. Çdo her njeriu duhet që për ti tejkaluar dertet e veta të ndëgjon hallet e tjerve që janë më keq se ai dhe kështu i lehtësohet dhimbja dhe e falemenderon Allahun xh.sh.
Durimki jep fryte dhe i ngjan arës lëvorja e së cilës është e idhtë por brenda është e ëmbël si durimi që fundin e ka të mirë. Nuk mundet njeriu të sporvohet më shumë se sa jan sprovuar Pejgamberët...Mundemi ne me thënë ata ishin Pejgamber, mirë po ai personi që humbi deven në mes të shkretirës dhe ndodhej mes jetës dhe vdekjes dhe që e humbi shpresën për të gjetur ujë dhe ushqim pasi që gjithë ushqimin dhe ujin e kishte të ngarkuar në deve dhe u detirua që tja hap varrin vetes mirëpo Allahu xh.sh ja gjeti deven ja solli përpara kur ai e kishte humbur shpresën dhe kur e pa ai deven i erdhi shpirti dhe nga gëzimi çka tha, ngatëroi fjalët: O Zot, Ti je rorbi im unë jam Zoti jot, në vend që të thotë O Zot, Ti je Zoti im unë jam robi yt. Ja edhe një shembull në kohën e Pejgamberit a.s ndodhi një rast që ndoshta e keni ndëgjuar kur Xhabiri r.a As-habi i Pejgamberit a.s e thiri Pejgamberin a.s për drekë pasi që kishte therur një deve.Ki As-hab kishte dy djem njëri ishte në shkoll ndërsa tjetri më i vogël në shpi. Pasi që Xhabiri r.a e therri deven ai shkoi të mbledh dru për ta pjekur deven, ndërsa djali i madh u kthye nga shkolla dhe e pyeti të vllain se si babai e therri deven, vllau i tha ti shtriu për toke unë do të tregoj dhe e lidhi si deven dhe ja vurri thikën e therri.Kur e pa nëna këtë rast shkoi që ta ref fëmiun për atë cka bëri, ndërsa ai nga friga hypi mbi shtëpi dhe ra nga atje dhe vdiq edhe ai.Gruaja i morri që të dy thmit i mshefi nga ajo që mos ta mërzis Pejgamberin e Allahut xh.sh.Kur erdhi burri nga drut gruaja nuk i tregoi çka kishte ndodhur dhe erdhi Pejgamberi s.a.w.s dhe para se me fillu me hëngër ai tha unë e di që ke dy djem le të vin le të hanë dhe ata. Gruaja durimtare tha ju hani lirisht se ne ua kemi veçuar atyre pjesën...Mirëpo Pejgamberi a.s tha unë nuk do të ha deri sa të vin dhe ata, atëherë burri hyri brenda me i kërku ndërsa gruaja nuk ja mshefi më të shoqit ja tregoi çka kishte ndodhur.Edhe burri i tregoi Pejgamberit s.a.w.s dhe në atë rast erdh Xhibrili ku i tregoi Pejgamberit a.s per durimin e kesaj gruaje e lavdroi ate qe beri durim vetem e vetem mos e merzis Pejgamberin a.s dhe Allahu xh.sh e porositi Pejgamberin a.s qe te ben dua dhe As-habet te bejn amiin e Allahu xh.sh ti ringjall femiet.Pejgamberi a.s veproi ashtu beni dua As-habet ben amiin ndersa femiet u ringjallen sikur te zgjohen nga gjumi dhe hengren se bashki mishin e pregatitur nga devja.....A thua valle ti je sprovuar me kesi sprovash si rastet qe i treguam e shume te tjera te pa treguara?! Besojs ejo atëherë ska arsyye qe mos me bë sabër e të mbështetemi tek Allahu xh.sh. | |
| | | Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Re: Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj Thu 20 Oct 2011 - 17:07 | |
| Natyra e ndaluar e mbytjes së vetëvetës:
Nuk ka mospajtime , në mesin e dijetarëve ose në mesin e Muslimanëve, se është e ndaluar që dikush të ia marr vetës shpirtin, për arsye personale.Ajo është për arsye se një person është mbuluar me dëshprim, ose keqardhje, ose i ka humb të gjitha shpresat kur ka hasë në vështirësi.
Ka shum Hadithe dhe ajete Kuranore qe e bëjnë të qart se ai Musliman që bënë aso vepre nuk ka për të hyrë në Xhenet sepse një vepër e atill përfshin braktisjen e Islamit: besimin se nuk duhet të dëshprohet plotësisht, nuk duhet ti dorzohet plotësish marrëzis, dhe kurr mos ta braktis mbështetjen në Allahun (Subhane ve Teala)
Vendimi Islam:
Ata -Musliman dhe jo-Musliam- që i shpallin operacionet martire si të palejuara, dhe jo-Islamike, duke i konsideru ato të jenë vepra që ata i quajn "vetëvrasje" dhe i arsyetojnë ato deklarata duke cekë ajete Kuranore dhe Hadithe që i referohen personave që e mbysin veten e tyre. Shumë shpesh, ata që i mohojn operacionet martire përdorin përkthimin e hadithit, ose interpretimin e Kuranit të Shenjët ku përdoret fjala "vetëvrasje".Për shmbull hadithi që përdoret shpesh:
Pejgamberi (sala Allahu`alejhi ve selam) ka thënë,"Ai që e mbyt veten me ngulfatje do të vazhdoj që ta ngulfat veten në Zjarr-Xhehnemi (përgjithmon) dhe ai që bënë vetëvrasje duke e therr veten do të vazhdoj që ta therr veten në Zjarr-Xhehenemi."(Sahi Buhari)
Allahu s.v.t. ka thënë:"..dhe mos e mbytni veten tuaj..".1
Allahu s.v.t. thotë:"..e mos hidhni veten në shkatërrim dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bëmirësit".2
Ka thënë Allahu s.v.t. në lidhje me një nga bijtë e Ademit: "Vetja (nefsi) e nxiti atë duke ia paraqitur si të drejtë vrasjen e vëllait të vet. Kështuqë ai e vrau atë dhe u bë prej të humburve."3
Allahu s.v.t. thotë: "Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë4. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij,e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh".5
Allahu s.v.t. thotë: "Për shkak të kësaj, Ne urdhëruam për bijtë e Ismailit që, nëse ndokush vriste dikë jo për shpagim vrasjeje apo për krime në tokë, do të ishte sikur të kishte vrarë krejt njerëzimin. Nga ana tjetër, nëse ndokush shpëton një jetë, do të ishte sikur të kishte shpëtuar jetën e gjithë njerëzimi .
Estagfurullah estagfurullah estagfurullah moter e nderuar shiko se sa e sa argumente te qarta All-llahu xh.sh na u ka dhene njerzimit , kur Ai thot a nuk po ju shohin syt e tu qe Diellin Henen Ajrin Ujin e te gjitha e gjitha qe po e shijoni a nuk jan argumente per ju si dhe shume argumente qe shkruan kunder vetevrasjes, A mos valle vetvrasja do i shukate te gjitha problemet ,Jo moter e nderuar se vetevrasja nuk eshte zgjidhje problemeve sepse te gjithe ballafaqohemi me probleme te kesaj jete dikush me pak e dikush me shum ,dije moter e nderuar All-llahu te gezofte -se All-llahu e sprovon nje popull at te cilin e don prandaj mos u deshpero kurre sepse e ke All-llahun me vete,Kurse ne anen tjeter ti nuk je e vetmuar ku ti gjindesh ne mesin e forumit Islamieshtedrit ketu mundesh ne qdo aspekt te kerkosh ndihme ,te pershendes me pershendetjen me te bukur islame -Es-selamu 'alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj | |
| |
| | | | Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |