Kur veprat kundërmojnë
Ishte një njeri i sëmurë nga një sëmundje që nuk kishte ilaç. Kudo që shkonte, njerëzit i thoshin: "O njeri, a nuk e vëren kundërmimin që del prej teje, përse nuk lahesh, ndërsa disa edhe e ofendonin"
Filloj menjëherë ti vizitoj ordinancat e ndryshme duke bërë ekzaminime të ndryshme nga goja, gryka, stomaku, mëlçia, zorrët por rezultati gjithmonë ishte i njëjtë, nuk ekziston asnjë sëmundje e natyrës organike për këtë fenomen kundërmues. Njeriu filloi të bëjë dush disa herë në ditë, lante dhëmbët me lloj-lloj pastash aromatike, parfumohej me aromat më të këndshme, por kundërmimin nuk mundi ta neutralizoj. Më në fund u izolua tërësisht nga njerëzit. Thjeshtë ishte bërë një varr kundërmues të cilin nuk e vizitonte as miku e lëre më armiku.
Në tërë këtë pikëllim u kujtua të ankohej te një njeri i sinqertë. Pasi ia shpjegoi tërë situatën dhe problemin, që e kishte preokupuar, njeriu i sinqertë i tha. "O djalë nuk është në pyetje kundërmimi i trupit tënd, por i veprave tuaja!? Njeriu i sinqertë i tregoi se kjo është fshehtësi të cilën Allahu ia mënjanon kujt të dojë! Si duket, Allahu i madhërishëm, është treguar i mëshirshëm ndaj teje, të dëshiron hair dhe të ka treguar rrugën e pendimit"!
Djali, me kokë të ulur dhe plot turp pranoi: "Vërtetë unë jetoj jetë të papastër, vjedh, mashtroj, ha kamatën, bëj zina, konsumoj alkool, jap ryshfet për interes personal..." Njeriu i sinqertë tha: "E vërejta këtë. Ky është kundërmimi i veprave tuaja"! Djali pyeti "Ku gjendet zgjidhja?" Njeriu i sinqertë u përgjigj: "Ndalo të bësh mëkate, pendohu sinqerisht te Allahu dhe fillo një jetë me të cilën Allahu është i kënaqur"!
Dhe vërtetë njeriu u pendua sinqerisht, ndërpreu veprat e këqija, por ende kundërmimi nuk u mënjanua. Duke mos gjetur zgjidhje erdhi përsëri te njeriu i sinqertë duke qarë me dënesë. Njeriu i sinqertë i tha që përmirësimi i veprave tuaja është një gjë e mirë, por ende nuk i ke përmirësuar veprat e këqija të bëra në të kaluarën. Djali e pyeti: "E si të arrij falje për veprat e kaluara?" Njeriu i sinqertë i tha:"Veprat e mira i fshijnë të këqijat, andaj fillo me dhënë lëmoshë, dhe dëshira jote me dhënë lëmoshë të jetë më e fuqishme se gëzimi i atij që e merr lëmoshën! Pastaj kryeje haxhin si duhet dhe duke qarë me sinqeritet për mëkatet e bëra drejtohu Allahut"!
Njeriu dëgjoi filloi me dhënë lëmosh, shkroi në haxh dhe duke qarë kujtonte mëkatet e kaluara. Por, edhe pas këtyre veprimeve, kundërmimi ishte i fuqishëm, saqë edhe qenët edhe derrat largoheshin nga ai.
Filloi me mallkua veten dhe jetën e tij. Duke mos ditur si të veproj shkoi në varreza dhe u shtri, duke pritur një zgjidhje nga Allahu i Madhërishëm. Meqë ishte i lodhur e zuri gjumi. Në ëndërr pa si trupat e të vdekurve ngriheshin duke ikur, duke marrë qefinët e tyre, dhe duke ikur prej tij. U ngrit i trishtuar dhe pa varrezat e zbrazëta. Filloi të qaj me zë. Dhe në këtë gjendje u paraqit njeriu i sinqertë dhe i tha:
"Vaji yt nuk është i sinqertë, kur zemra jote është përplot kryelartësi, dhe ti nuk po qan duke kritikuar veten, por po qanë duke vënë në pyetje drejtësinë e Allahut ndaj teje"!
"Nuk po kuptoj" - tha djali i hutuar.
"A mendon se Allahu ka qenë i drejtë ndaj teje"? Njeriu tha: "Nuk e di". Robi i sinqertë i tha: "Kjo është e vërtet. Drejtësia e Allahut sipas gjykimit tënd është e dyshimtë dhe e pa qartë sepse tërë përgjegjësinë ia ke lënë Allahut, e veten e mendon si sakrificë dhe të pagabueshëm. Për këtë teuben e ke bërë jo me zemër!
Djali u përgjigj: "Por, unë mendoj se më është bërë padrejtësi". Robi i mirë i tha: "Sikur të hapej perdja do të shihje se meriton dënim shumë më të madh, por Allahu është tepër i mëshirshëm ndaj teje. Për këtë me sinqeritet kërko falje dhe mundohu ta pastrosh zemrën tënde duke iu bindur plotësisht Allahut, sepse deri tani edhe pse falë namazin, agjëron, ke kryer haxhin, ke bërë teube ende nuk ju ke nënshtruar tërësisht Allahut"! Njeriu i hutuar pyeti: "A thua nuk jam unë musliman?. Robi i mirë i tha: "Jo, nuk je, sepse Islam d.m.th. nënshtrim i plotë ndaj vullnetit Allahut xh.sh. Pra mos u bëj i tërbuar e kryelartë kur janë në pyetje begatitë por edhe mos kundërshto Atë kur diç të cungon. Dije me siguri që drejtësia e Allahut nuk mungon. Ai është i drejtë gjithmonë dhe në çdo moment mëshira e Tij është e pakufishme në të gjitha urdhëresat, ndaj thuaj la ilahe il allah dhe bëhu i qëndrueshëm në këtë. Djali tha: "Unë në çdo moment them la ilahe il-lallah!" Robi i mirë i tha: "Ti thua me gojë e jo me zemër, vepra dhe sjellje". Si? Pyeti djali. "Ti polemizon me Allahun si me qenë i barabartë me të duke i thënë: "Të luta të më falje, e Ti nuk më fale, të bëjë sexhde e Ti nuk më mëshiron, qaj e Ty nuk të vjen keq për mua, falem, agjëroj, kryej haxhin, e Ti nuk më liron nga belatë (fatkeqësitë), ku është drejtësia?"
Robi i mirë duke ia vënë dorën mbi supe të djalit dhe vazhdoi: "Djalë ky nuk është teuhid! Teuhid është që të pajtohesh me dëshirën e Allahut, të ndiesh kënaqësi në sprova, të kuptosh dhe t'i bindesh plotësisht dëshirës së Tij. Teuhid është të thuash: "Dëgjoj dhe bindem" dhe nisesh për t'i kryer urdhrat e Tij, sikurse meleku pa pyetur "pse"! sepse fjala lailahe il-lallah, nuk ka zota pos Allahut d.m.th. se Ai ekziston e ti jo! Andaj si dikush "që nuk ekziston" mund të polemizoj me Atë që është Drejtësia absolute? Ai që nuk ekziston është tërësisht i varur nga Ai që ekziston.
Djali filloi të qajë, duke kuptuar se deri më atëherë nuk i ka bërë ibadet të vërtetë Allahut xh.sh. Robi i mirë duke e ngushëlluar i tha: "Tani e ke njohur të vërtetën dhe vazhdo pa u hamendur. Thuaj la ilahe il -lallah , por nga brendia jote."
Djali tha nga thellësia e shpirtit la ilahe il -lallah.
Më vonë njerëzit çuditeshin me aromën e cila e përcillte djalin, duke pyetur për këtë aromë të xhenetit që buronte nga ai, ndërsa robi i mirë thoshte: "Ky është djali i cili e njohu Zotin e tij."