NAVIGATE
Veprat që të shpien në Xhenet 0
BY REVISTA ON DECEMBER 15, 2021KREU, NJOHURI RRETH ISLAMIT
Nga: Dr. Murat Kaja
Të mos i bësh shirk Allahut
“Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut, hyn në xhenet. Ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut, hyn në xhehenem.” (Muslim, Iman, 151.)
Transmetohet se Ata Ibn Ebi Rebah, (r.a.), ka thënë:
“Abdullah ibn Abbasi, (r.a.), më tha:
-A të të tregoj një grua që është prej banorëve të xhenetit?
Unë i thashë:
-Po, ma trego!
-E shikon këtë grua? Ja, kjo grua erdhi një ditë te i Dërguari i Allahut, (a.s.), dhe i tha:
-Unë jam e sëmurë me epilepsi dhe më hapen rrobat kur më zënë krizat. Lutjuni Allahut të më shërojë!
I Dërguari i Allahut, (a.s.), i tha:
-Nëse duron, do të hysh në xhenet. Por sidoqoftë, nëse ti do, unë mund t’i lutem Allahut të të japë shërim.
Pastaj gruaja i tha:
-Unë e duroj sëmundjen, por lutu që të mos më hapen rrobat kur të më zënë krizat!
I Dërguari i Allahut, (a.s.), bëri dua për të. (Buhari, Merda 6; Muslim, Birr 54.)
“Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin, do të jemi kështu në xhenet.” (Buhari, Talak 25, Edeb 24.)
“Nëse dikush merr një jetim, që gjendet ndërmjet myslimanëve dhe e çon në shtëpinë e tij për ta ushqyer, përderisa të mos bëjë ndonjë mëkat të pafalshëm, Allahu Teala e fut atë në xhenet.” (Tirmidhi, Birr 14.)
Tri vajza
“Kush përkujdeset dhe rrit tre fëmijë vajza, i edukon mirë ato, i marton dhe e vazhdon mirësinë e tij ndaj tyre, ai është prej banorëve të xhenetit.” (Ebu Davud, Edeb 121; Ahmed b. Hanbel, Musned, III, 97.)
“Gruaja që vdes, duke qenë bashkëshorti i kënaqur prej saj, është prej banoreve të xhenetit.” (Tirmidhi, Rada 10.)
“Prindërit bëhen shkak, për të hyrë në xhenet nga dera kryesore.” (Tirmidhi, Birr 3. Veçanërisht shih Ibn Maxhe, Talak 36.)
“Nëse një njeri shkon për të pyetur një të sëmurë për gjendjen e tij apo shkon për të vizituar dikë për hir të Allahut, një engjëll i thotë kështu:
“Lum për ty! Ke bërë një udhëtim të mirë. Vetes i ke përgatitur një vend strehimi në xhenet!” (Tirmidhi, Birr 64. Veçanërisht shih Ibn Maxhe, Xhenaiz 2.)
I Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë:
“Kur një mysliman shkon për të vizituar një vëlla të sëmurë mysliman, ai është afër një hurfe të xhenetit derisa të kthehet.”
E pyetën:
-O i Dërguari i Allahut! Çfarë është hurfeja e xhenetit?
I Dërguari i Allahut, (a.s.), tha: “Është një frut i xhenetit.” (Muslim, Birr 40-42. Veçanërisht shih Tirmidhi, Xhenaiz 2.)
Vizita e të sëmurit
“Nëse një mysliman shkon në mëngjes dhe viziton një vëlla mysliman të sëmurë, shtatëdhjetë mijë engjëj i kërkojnë Zotit mëshirë për të deri në mbrëmje. Nëse e viziton në mbrëmje, shtatëdhjetë mijë engjëj kërkojnë falje për të deri në mëngjes. Dhe për atë njeri ka fruta të mbledhura në xhenet.” (Tirmidhi, Xhenaiz 2. Veçanërisht shih Ebu Davud, Xhenaiz 3; Ibn Maxhe, Xhenaiz 2.)
Dashuria e ndërsjelltë
“Betohem në Allahun, në dorën e të cilit është shpirti im se nuk do të hyni në xhenet, përderisa të mos besoni. Ju nuk do të besoni, përderisa të mos doni njëri-tjetrin. A t’ju tregoj diçka që, nëse e bëni, do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin ndërmjet jush!” (Muslim, Iman, 93-94.)
Sevbani, (r.a.), ka thënë:
I Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë:
“Kush më jep fjalën se nuk do të kërkojë gjë nga njerëzit, unë i garantoj xhenetin.”
I thashë:
-Unë ta jap fjalën.
Transmetuesi thotë se Sevbani nuk kërkonte gjë prej askujt. (Ebu Davud, Zekat 27. Veçanërisht shih Tirmidhi, Zuhd 61.)
Xheneti
E pyetën të Dërguarin e Allahut, (a.s.):
-Cila është ajo gjë që i shpie më shumë njerëzit në xhenet?
I Dërguari i Allahut, (a.s.), tha:
“Respekti ndaj Allahut dhe morali i lartë.”
Xhehenemi
Ndërsa kur e pyetën:
-Cila është ajo gjë që i shpie më shumë njerëzit në xhehenem,- i Dërguari i Allahut, (a.s.), tha:
“Goja dhe organi gjenital.” (Tirmidhi, Birr 62. Veçanërisht shih Ibn Maxhe, Zuhd 29.)
Tri cilësi
“Unë i jam garant se atij që e lë debatin, edhe pse është në të drejtë, do t’i jepet një shtëpi në qoshe të xhenetit. Unë i jam garant se atij që nuk gënjen qoftë edhe me shaka, do t’i jepet një shtëpi në mes të xhenetit. Unë i jam garant se atij që është i dashur, do t’i jepet një shtëpi në vendin më të lartë të xhenetit.” (Ebu Davud, Edeb 7. Veçanërisht shih Tirmidhi, Birr 58; Ibn Maxhe, Mukaddime 7.)
Tre grupe
“Banorët e xhenetit janë tre grupe:
Kryetari i shtetit, që është i drejtë dhe i suksesshëm.
Ai që është i mëshirshëm dhe zemërbutë kundrejt të afërmve dhe myslimanëve.
Ai që largohet nga fitimi haram dhe nuk kërkon gjë prej askujt, edhe pse familja e tij është e madhe.” (Muslim, Xhenet 63.)
“Nëse dikush dëshiron të shpëtojë nga xhehenemi dhe të hyjë në xhenet, duhet të vdesë duke i besuar Allahut dhe Ditës së Gjykimit. Gjërat që kërkon t’i bëhen atij, edhe ai duhet t’ua bëjë të tjerëve…” (Muslim, Imare, 46. Veçanërisht shih Nesai, Bej’at 25; Ibn Maxhe, Fiten 9.)
“O njerëz! Përhapeni selamin, ushqeni të tjerët dhe vazhdojeni lidhjen e ndihmën me të afërmit tuaj. Falni namaz kur flenë njerëzit, në mënyrë që të hyni në xhenet me paqe.” (Tirmidhi, Kijamet 42. Veçanërisht shih Ibn Maxhe, Ikamet 174, Et’ime 1.)
Sureja Ihlas
Një burrë tha:
-Unë e dua suren “kul huvallahu ehad”.
I Dërguari i Allahut, (a.s.), i tha:
“Dashuria ndaj saj, do të të fusë në xhenet.” (Buhari, Ezan 106. Veçanërisht shihTirmidhi, Fedailu’l-Kur’an 11.)
“Nëse dikush prej jush merr abdest bukur duke e plotësuar atë dhe pastaj thotë: Esh’hedu en la ilahe illallahu vahdehu la sherike leh ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve rasuluh, atij i hapen tetë dyert e xhenetit. Ai mund të hyjë nga cila derë të dëshirojë.” (Muslim, Taharet 17.)
“Kush shkon në xhami në mëngjes e mbrëmje, për çdo rrugë Allahu i përgatit atij një gosti në xhenet.” (Buhari, Ezan 37; Muslim, Mesaxhid 285.)
“Nëse një mysliman fal çdo ditë dymbëdhjetë rekate nafile për hir të Allahut përveç farzeve, Allahu Teala i bën një shtëpi në xhenet” ose “atij i bëhet një shtëpi në xhenet.” (Muslim, Musafirin 103. Veçanërisht shih Ebu Davud, Tatavvu 1; Tirmidhi, Salat 189; Nesai, Kijamu’l-lejl 66-67.)
Pesë çështje
Një burrë i tha të Dërguarit të Allahut, (a.s.):
-Më thuaj një punë që do të më fusë në xhenet!
I Dërguari i Allahut, (a.s.), i tha:
“Adhuroje Allahun dhe mos i bëj shirk asgjë. Fale namazin, jepe zekatin dhe kujdesu për të afërmit!” (Buhari, Zekat 1, Edeb 10; Muslim, Iman 12, 14. Veçanërisht shih Nesai, Salat 10.)
Fshatari arab
Një fshatar arab erdhi te i Dërguari i Allahut, (a.s.) dhe i tha:
-O i Dërguari i Allahut! Më trego një vepër me të cilën mund të hyj në xhenet .
I Dërguari i Allahut (s.a.s.), i tha:
“Adhuroje Allahun pa i bërë shirk asgjë! Fali namazet farz! Jepe zekatin që është farz dhe agjëro Ramazanin!”
Beduini i tha:
-Betohem në Allahun, në dorën e të cilit është jeta ime, se këtyre që më the nuk do t’u shtoj asgjë.
Kur fshatari u largua, Pejgamberi (a.s.), tha:
“Kushdo që kënaqet duke parë një banor të xhenetit, le të shikojë këtë burrë!” (Buhari, Zekat 1; Muslim, Iman 15, Fedailu’s-Sahabe 150. Veçanërisht shih Ibn Maxhe, Ru’ja 10.)
“Umreja është kefaret për mëkatet që bëhen deri në umren tjetër. Ndërsa, shpërblimi i haxhit të pranuar, është vetëm xheneti.” (Buhari, Umre 1; Muslim, Haxh 437.)
“Kush thotë: “Subhanallahi ve bihamdihi (Unë
e lartësoj Allahun nga cilësitë që nuk i kanë hije pozitës së Tij si Zot dhe e falënderoj Atë), për të mbillet në xhenet një pemë hurme.” (Tirmidhi, Daavat 60.)
Ebu Musa, (r.a.), ka thënë:
“I Dërguari i Allahut, (a.s.), më ka thënë:
-A të të tregoj për njërin nga thesaret e xhenetit?
Unë i thashë:
-Po, o i Dërguari i Allahut. Më trego!
Ai (a.s.), më tha:
“La havle ve la kuvete illa billah” (Nuk ka vullnet dhe as fuqi përveç se me Allahun ). (Buhari, Megazi 38, Daavat 50, Kader 7, Tevhid 9; Muslim, Dhikr 44-46.)
Gjuha dhe turpi
“Kush më jep fjalën se do ta mbrojë gjuhën dhe nderin, unë i premtoj xhenetin.” (Buhari, Rikak 23. Veçanërisht shih Tirmidhi, Zuhd 61.)
“Kush dëshiron të largohet nga xhehenemi dhe të futet në xhenet, le ta presë vdekjen duke i besuar Allahut dhe Ahiretit. Po ashtu, le të sillet ndaj të tjerëve siç dëshiron të sillen të tjerët ndaj tij.” (Muslim, Imare 46.)
Një ditë, i Dërguari i Allahut, (a.s.), u tha atyre që kishte pranë:
-Kush prej jush është agjërueshëm sot?
Ebu Bekri, (r.a.), tha:
-Unë jam agjërueshëm, o i Dërguari i Allahut.
Pejgamberi, (a.s.), tha:
-Kush ka marrë pjesë sot në një namaz xhenazeje?
Ebu Bekri, (r.a.), tha:
-Unë, o i Dërguari i Allahut.
I Dërguari i Allahut, (a.s.), i pyeti:
-Kush ka ushqyer sot ndonjë jetim?
Ebu Bekri, (r.a.), tha:
-Unë, o i Dërguari i Allahut.
Krenaria e Gjithësisë, (a.s.), i pyeti:
-A ka ndonjë prej jush që ka vizituar ndonjë të sëmurë?
Përsëri Ebu Bekri, (r.a.), tha:
-Unë, o i Dërguari i Allahut.
Pastaj i Dërguari i Allahut, (a.s.), tha:
“Kush i bën në të njëjtën kohë këto vepra të mira, patjetër do të hyjë në xhenet.” (Muslim, Fedailu’s-Sahabe, 12.)
“Besimtari nuk ngopet me asnjë mirësi derisa të hyjë në xhenet.” (Tirmidhi, Ilm 19.)
Mësimi i dijes
“Kush merr rrugën për të mësuar dije, Allahu Teala ia lehtëson atij rrugën për në xhenet. Engjëjt për shkak se i pëlqejnë, i mbulojnë ata me krahët e tyre. Krijesat që janë në qiej dhe në tokë, madje edhe peshqit në ujë, i përgjërohen Allahut për t’i falur dijetarët. Epërsia e një dijetari kundrejt dikujt që merret vetëm me ibadet, është si epërsia e hënës katërmbëdhjetëshe ndaj yjeve të tjerë. Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë lënë flori e argjend si trashëgimi, por dije. Ja pra, ai që e trashëgon këtë dije, ka fituar një kësmet shumë të madh.” (Ebu Davud, Ilm 1; Tirmidhi, Ilm 19.)
Sexhdja
Sevbanit, (r.a.), i kishin kërkuar t’u tregonte një vepër që e shpie njeriun në xhenet dhe këtë kërkesë ia kishin shprehur tri herë. Pastaj Sevbani, (r.a.), transmetoi këtë hadith:
“Mundohu të bësh shumë
, sepse Allahu të ngre një gradë dhe të fshin një gabim si shpërblim për sexhden që ke bërë.” (Muslim, Salat 225. Veçanërisht shih Ebu Davud, Tatavvu’ 22; Tirmidhi, Salat 169; Nesai, Tatbik 80, 89.)
Ata që duan dhe që nuk duan të hyjnë në xhenet
I Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë:
“Umeti im do të hyjë në xhenet, përveç atyre që nuk duan.”
Sahabët e pyetën:
-O i Dërguari i Allahut! Kush nuk do të hyjë në xhenet?
Pejgamberi, (a.s.), tha:
“Ata që më binden mua, do të hyjnë në xhenet, ndërsa ata që më kundërshtojnë, do të thotë se nuk e duan xhenetin.” (Buhari, I’tisam 2.)
Shehadeti
“Kush thotë si fjalë të fundit “La ilahe illallah (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut), do të hyjë në xhenet.” (Ebu Davud, Xhenaiz 20; Hakim, el-Mustedrek, I, 351.)
Të mos nxehesh
“Mos u nxeh dhe do të hysh në xhenet!” (Buhari, Edeb, 76.)
Ndershmëria
“Ndershmëria në fjalë dhe në punë, të drejton drejt hajrit dhe mirësisë. Ndërsa mirësia të shpie në xhenet. Njeriu regjistrohet si i sinqertë te Allahu, duke thënë gjithmonë të vërtetën. Mashtrimi të zvarrit drejt devijimit. Ndërsa devijimi të shpie në xhehenem. Kur njeriu e përvetëson mashtrimin, te Allahu shkruhet si mashtrues.” (Buhari, Edeb 69; Muslim, Birr 103-105.)
Pesë bazat
“Kini frikë nga Allahu! Falni pesë kohët e namazit! Agjëroni muajin e Ramazanit! Jepni zekatin e pasurisë tuaj! Bindjuni prijësve tuaj! (Në këtë mënyrë) do të hyni në xhenetin e Zotit tuaj.” (Tirmidhi, Xhuma 80.)
“Më janë treguar popujt (e mëparshëm). Kam parë një pejgamber që kishte pranë një grup të vogël prej tre deri në pesë vetash. Kam parë një pejgamber tjetër, pranë të cilit gjendeshin një deri në dy veta. Kam parë një pejgamber, që nuk kishte pranë asnjë. Në ato momente, më doli përpara një kallaballëk i madh. Pandeha se ishte umeti im. Mua më thanë: ‘Ky është umeti i Musait. Ti shiko në horizont!’ Pashë, ishte një siluetë (shumë) e madhe. Më thanë:
‘Ja, ky është umeti yt. Ndërmjet tyre ka shtatëdhjetë mijë vetë, që do të hyjnë në xhenet pa llogari dhe pa u ndëshkuar. Ata janë njerëzit që nuk bëjnë magji, që nuk urdhërojnë për magji, që nuk i besojnë fatit të keq dhe që i besojnë Zotit.” (Buhari, Tib 1, Rikak 50, Libas 18; Muslim, Iman 374.)
Zemra e butë
“Ka disa prej njerëzve që do të hyjnë në xhenet, zemrat e tyre janë të buta (dhe i mbështeten Allahut).” (Muslim, Xhenet, 27.)
Rebia Ibni Ka’b el-Eslemi, radijallahu anh, ka thënë:
“E kaloja natën bashkë me të Dërguarin e Allahut, (a.s.). Ujin e abdesit dhe nevojat e tjera ia plotësoja unë. Si shpërblim për këtë, një herë më tha:
-Kërko (nga unë çfarë të duash)!”
Unë i thashë:
-Dua të jem me Ty në xhenet.
I Dërguari i Allahut, (a.s.), më tha:
-A nuk dëshiron diçka tjetër?
Unë i thashë:
-Kjo është dëshira ime.
Pejgamberi, (a.s.), më tha:
“Atëherë më ndihmo për veten tënde duke falur shumë namaze dhe duke bërë shumë
!” (Muslim, Salat, 226.)
Shkuarja në xhami
“Për atë që shkon në xhami në mëngjes apo në mbrëmje, për çdo rrugë Allahu përgatit për të një gosti në xhenet.” (Buhari, Ezan 37; Muslim, Mesaxhid 285.)
“Atë që pret një pemë mbi rrugë, e cila shqetëson myslimanët, e kam parë duke notuar në mirësitë e xhenetit.” (Muslim, Birr 129.)
“Një burrë pa një pemë mbi rrugë dhe tha: ‘Betohem në Allahun se do ta heq nga këtu, në mënyrë që të mos shqetësojë myslimanët.’ E hoqi atë dhe për këtë arsye u fut në xhenet.” (Muslim, Birr 128.)
“Një burrë po ecte në rrugë dhe pa një degë ferre. E largoi atë nga rruga. Për këtë arsye, Allahu u kënaq nga ai dhe e fali.” (Buhari, Ezan 32, Mezalim 28; Muslim, Birr 127, Imare 164.)
“Ka dyzet sevape, më i larti prej të cilëve është t’i japësh dikujt amanet një dhi me qumësht për ta mjelë. Kush bën ndonjërën prej këtyre dyzet mirësive, duke shpresuar sevapin dhe duke u besuar premtimeve për to, Allahu e fut në xhenet.” (Buhari, Hibe 35. Veçanërisht shih Ebu Davud, Zekat 42.)
Të dobëtit, mendjemëdhenjtë
“A t’ju tregoj se kush janë prej banorëve të xhenetit? Janë ata njerëz që nuk u jep vlerë askush, për shkak se janë të dobët dhe se shihen si të tillë nga njerëzit, por nëse ata betohen se do të bëhet kështu, Allahu ua plotëson atë që thonë.
A t’ju tregoj se kush janë prej banorëve të xhehenemit? Janë ata njerëz me zemër të ngurtë, të ashpër dhe mendjemëdhenj, që ecin duke u mburrur.” (Buhari, Ejman 9, Tefsiri i sures 68, 1, Edeb 61; Muslim, Xhenet 47.)
Jetimi
I Dërguari i Allahut, (a.s.), nxori gishtin tregues dhe gishtin gjatë, i hapi pak dhe tha: