5 gjera qe e prishin namazin!
5 gjera qe e prishin namazin!
1
Ngrënja apo pirja me qëllim. Ka thënë Ibnu Mundhir: Të gjithë dijetarët janë unanim se ai që ha apo pi në namazet farze me qëllim duhet ta përseris namazin. Po ashtu edhe në namazet vullnetare te pjesa dërmuese e e dijetarve. Sepse ajo që e prish farzin e prish edhe vullnetaren.
2.
Të folurit me qëllim pa nevojë dhe nga ajo që është jo në shërbim të namazit. Bazuar nga hadithi i Zejd b. Erkam i cili thotë se në fillim të obligueshmërisë së namazit flitnim gjersa zbriti fjala e Allahut: “ dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij. ( bekare 238) me të cilën u rdhëruam që të heshtim në namaz dhe të mos flasim( muttefekun alejhi). Po ashtu fjala e Allahut se namazi është angazhim ( që të ndalon nga të folurit).( Muttfekun alejhi).
3.
Lënja e ndonjë shtylle apo kushti të namazit me qëllim pa asnjë arsye. Sepse i Dërguari i Allahut i tha beduinit i cili shpejtonte në namaz: Kthehu dhe falu se ti nuk je falur.( muttefekun alejhi). Pra ngadalshmëria dhe qetësimi në namaz është shtyllë e namazit të cilin nuk e bëri ky beduini.
4.
Veprimet e shumta në namaz. Veprime të shumta në namaz llogariten ato veprime të cilat bëhen në namaz dhe ai që shikon në ty mendon se nuk je në namaz. Ka thënë Imam Neveviu: Veprimi i asaj i cili nuk është prej llojit të namazit në namaz e prish namazin nëse është i tepruar, pa asnjë diskutim te dijetarët. Ndërsa nëse është i pakët nuk e prish namazin po ashtu pa asnjë diskutim të dijetarët. Veprimi i pakët në namaz i cili nuk i bënë dëm namazit mund të llogaritet si për shembull bërja me shenjë për kthimin e selamit të atij që të përshëndet me selam kur ti je në namaz. Ose heqja e këpucëve. Marrja e fëmiut të vogël në krah, pengimi i atij që kalon, të pshtyerit në mindil apo në rrobe.
5.
Të qeshurit në namaz. Ibën Mundhiri sjell unanimin e dijetarve për prishjen e namazit me të qeshur. Ka thënë Imam Neveveiu se kjo është për qëllim ndaj atij që dallohet të qeshurit e tij. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se buzëqeshja në namaz nuk e prish namazin edhe nëse ai fillon të qesh nëse nuk ka mundësi ta largojë atë. Nuk e prish namazin nëse kjo është e paktë, por nëse është i shumtë e prish namazin. Ndërsa se kur llogaritet të qeshurit e shumtë apo të paktë kthehet tek tradita e atij vendi se kur e llogarit një gjë të tillë të paktë apo të shumtë.