Njife dhe shpëto veten tënde o rob i Zotit
Feja është vetëm për njerëzit, sepse vetëm njerëzit mund të logjikojnë.
A mendon se do të shpëtosh pa u pyetur për gjithë jetën tënde që e ke kaluar në këtë botë?
MOS HARRO!!!
Asgjë nuk është krijuar pa arsye nga Zoti Fuqiplotë.
Andaj çdo punë e mirë ose e keqe është për ty.
Punët e mira do t’a zbardhin fytyrën para Zotit, kurse punët e këqija do t’a nxin fytyrën.
Mos u mashtro dhe të thuash unë jam e mire sepse askujt nuk i kam bërë keq dhe se edhe te Zoti konsiderohem i/e tillë.
E dijmë shumë mirë se pa e njofur një aparat të punës nuk mund edhe të punojmë me të. Apo?
Po mirë unë po të pyes ti sa e njef fenë tënde? Mendo pak dhe jepi përgjigje vetes.
Nëse mendon se ke mjaft njohuri, atehërë shikoji punët tua sa përkojnë ato me atë që të ka urdhëruar Krijuesi yt (ALLAHU xh.sh.). Shiko se jetën tënde a ja ke kushtuar më shumë asaj që është e përkohshme-kjo botë apo asaj që është e përhershme dhe që është lumturi pa fund-Xhenneti.
Korigjo veten tënde para se të korigjohesh nga dikush tjetër. Nga kush?
Nga Zoti yt që t’i dha të gjitha të mirat dhe që t’a mundësoj që me logjikën tënde t’i studjon krijesat e Tij t’i njef ato, të njef se çka është e dobishme dhe çka është e dëmshme për ty dhe për këtë edhe t’a ofroj XHENNETIN.
XHENNETIN për pak vite të kësaj bote po e fiton nga Zoti?
Kthehu pra dhe shfrytëzoje kohën në atë që urdhërohesh o krijesa më e privilegjuar e Zotit. Njife Zotin tënd, njife fenë tënde njife të dërguarin e Zotit. Redakto Posten Pergjigju Pergjigju me Citim