Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Pendimi prej veprave të kqija Sat 4 Jul 2009 - 18:28 | |
| PENDIMI PREJ VEPRAVE TË KQIJA Gjatë jetës së tij, njeriu shpeshherë mund të gabojë.Kështu nuk mund të gjesh asnjë njeri q0δ nuk gabon.Pas bërjes së gabimit, muslimani dueht pa u vonuar, të kthehet te All-llahu xh.sh dhe ta lusë Atë për falje, në vecanti kur gabimi është i madh.
Ai person i cili bën vepra të këqija dhe i cili nuk pendohet, do të dënohet në ahiret. Pra, teube(pendimi) është kërkim i faljes për gabimin e bërë. Disa gabime të rënda nuk falen. Nëse personi që i vepron ato gabime nuk pendohet dhe nuk heq dor0δ prej tyre, do të jetë përgjithmonë në Xhehennem.
Pendimi dueht të realizohet me sinqeritet të plotë.Falja e gabimit kërkon plotësimin e këtyre kushteve:
1. Të pendohet për veprimin e bërë.
2. Të heq dorë nga ajo vepër
3. Të jep besën se nuk do të kthehet më në atë vepër.
Nëse gabimi ka të bëjë me ndonjë person atëherë dueht të kërkoj falje prej tij ose dueht t`i kthehet haku atij.
Dyert e pendimit janë gjithnjë të hapura.
Njeriu dueht dhe mund të pendohet gjatë tërë jetës deri në vdekje.
Egzistojn shumë forma dhe mënyra për tu penduar, si p.sh: Falja e namazit, agjërimi, Haxhxhi,lutjet e ndryshme etj.
Prej lutjeve që më së shumti duhet ta përdorim është: “Kërkoj falje nga All-llahu dhe tek Ai kthehem”
Nëse besimtari është i sinqertë në pendimin e tij,Allahu xh.sh jo vetëm që do t`ia falë atë, por ai ka premtuar se gabimet e tyre do t`i shëndërroj në sevape.
Muslimani duhet të shpejtojë në pendim, sepse ai nuk e di se sa do të jetojë!!!
“Kërkoj falje nga All-llahu i Madhërishëm dhe Atij i kthehem!!!”
Marur nga revista “Ikre” e Sh.M.I “Medreses Isa Beu”-Shkup Autor:Muhammed Ramadani 2-A Shkolla qendrore. Boton:www.islami-eshte-drit.piczo.com.
| |
|